• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR ZGJEDHOREN/ Eliot Engel: Lista të hapura në një të ardhme sa më të afërme. Vota e emigrantëve brenda 2021
Home
Politikë

MARRËVESHJA PËR ZGJEDHOREN/ Eliot Engel: Lista të hapura në një të ardhme sa më të afërme. Vota e emigrantëve brenda 2021

13 June, 2020 s.autor Politikë

– Një hap i denjë përpara, e cilëson kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, marrëveshjen politike të arritur për Reformën Zgjedhore, që i mundëson vendit integrimin në Bashkimin Europian. Megjithatë, ai vë theksin që duhet të arrihet vota emigrantëve në zgjedhjet e 2021, e shton se parlamenti ndërsa t’i marrë parasysh të gjithë zërat, duke mundësuar hapjen e listave në një të ardhme sa më të afërme.

“Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve. E rëndësishmja, do t’i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre.

Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë”, shkruan Eliot L. Engel.

Këshilli i Politik arriti një marrëveshje më 5 qershor, e vlerësuar edhe nga ndërkombëtarë. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur dakordësinë e opozitës së re, të cilët kanë theksuar se nëse nuk do të plotësohen kushtet e tyre për depolitizimin e administratës dhe listat të hapura nuk do t’i japin votat në parlament.

Në marrëveshjen e arritur mes palëve të Këshillit Politik janë identifikimi biometrik ku është rënë dakord që ajo të shtrihet në të gjithë territorin, struktura e KQZ anëtarët e së cilës do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë ndërsa në grupet e numërimit do të jenë dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Ndërsa një nga pikat që ndante palët që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore, nuk do të ketë ndryshime. Megjithatë palët kanë ende për të diskutuar lidhur me financimin e partive, hetimet e krimeve zgjedhore, rolin e policisë në zgjedhje, strukturat e reja të KQZ etj. në mënyrë që deri në përfundim të afatit në korrik të 2020 reforma të jetë gati për miratim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Ja si na i vranë katër shokët tanë në burg dhe fjalimi i komisarit para viktimave…” Si e shpërthyen burgun...
Previous article PELIGRINAZHI NË KISHËN E LAÇIT/ Besimtarët kalojnë natën duke u lutur (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT