Presidenti Ilir Meta si çdo të premte ka dalë në komunikimin live me mediat, ku ka folur për situatrën politike dhe jo vetëm të vendit.
Shkarkimi i Dvoranit duket se e ka kënaqur Metën, edhe pse ishte i vonuar, por Presidenti e quan një lajm pozitiv për të garantuar integritetin e institucioneve.
“Dua të uroj gjithë qytetarët të Kosovës për këtë ditë të rëndësishme të çlirimit të popullit të Kosovës. Dua edhe të shpreh falenderimet për aleatët tanë, NATO dhe SHBA për kontributin që dhanë që Kosova të fitonte lirinë. Do të doja të veçoja dekretimin në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, si një ligj të domosdoshëm.
Dihet që këto javë janë me shumë rëndësi për procesin e Integrimit. Në takimin e Këshillit Kombëttar të Integrimit Europian paraqita disa sugjerime. Duhet një ndërveprim i strukturuar në mënyrë që kushtet të mos mbeten të papërmbushura. Dua të theksoj se zbatimi i 15 kushteve dhe detyrimeve janë mënyra e vetme për të bërë përparim të besueshëm sic e përcakton metodologjia e BE.
Shpresoj që t’u përgjigjemi me të njëjtin seriozitet sic ata kanë ndjekur prej vitesh këtë proces, në mënyrë që dera e Integrimit Europian të jetë e hapur për Shqipërinë.
Qëndrimi i Presidentit në lidhje me çështjen e Dvoranit është qëndrimi Kushtetues. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv, dhe na jep mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të drejtësisë.
Legjitimitteti është shumë i rëndësishëm. Respektimi i Kushtetutës është shumë i rëndësisëhm.
Për dekretin e zgjedhjeve të përgjithshme apo lokale, Presidenti do të veprojë gjithmonë në raport me Kushtetutën. Për mua si President edhe zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme duhet të ishin mbajtur dje”, tha Presidneti.
Pyetjes se nëse mazhoranca do ta rrëzonte propozimin e katërt të tij për kreun e KLSH, Meta i është shmangur, duke thënë vetëm se do të respektojë Kushtetutën.
“Nuk paragjykoj se çfarë do të bëjë Kuvendi. Unë di që gjithmonë do të respektoj Kushtetutën.
Në krye të KLSH duhet një përfaqësues që të garantojë paanshmërinë.
Kryetari i KLSH duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni, dhe kjo garantohet nga mazhoranca aktuale.
Unë besoj se kam qenë i qartë. Kjo çështje është shuar në çdo aspekt me dekretin e parë të firmosur nga Presidenti për anëtari e parë të Gjykatës së Lartë. Për sa i takon Reformës në Drejtësi jam i vendosur të punoj për pavarësinë e institucioneve”, u shpreh Meta.


