40 vjeçari Hekuran Billa që u vra ditën e djeshme në një atentat me armë zjarri kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika.
Billa njihej edhe me një emër tjetër, si Herland Bilali, ndërsa familjarët thonë se ai nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe lëvizte i lirë.
“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pa shoqëruar dhe me makinë normale të pa blinduar.
Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë”, thanë ata për News 24.
Viktima kishte nisur edhe një biznes për dhënien me qera të makinave në Tiranë.
“Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan familjarët.


