• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjonaj: Sistemi i drejtësisë i ndarë nga politika dhe i pavarur
Home
Shqipëri

Gjonaj: Sistemi i drejtësisë i ndarë nga politika dhe i pavarur

27 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mori pjesë në Forumin Ministerial BE – Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Sofje, Bullgari, në datat 26 – 27 tetor 2017.

Në këtë forum u diskutuan çështje të reformës në drejtësi dhe të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Ministrat vunë theksin te rëndësia e pavarësisë, cilësisë dhe eficiencës së sistemeve të drejtësisë si baza për rritjen e shoqërive demokratike.

Ministrat mirëpritën përpjekjet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëdnimor në fushën e reformës në drejtësi duke sjellë avantazhe direkte në jetën e qytetarëve dhe si një element kyc për integrimin në BE.

Në fushën e bashkëpunimit gjyqësor, Ministrat vunë theksin të përforcimi i bashkëpunimit rajonal si faktor thelbësor për mbajtjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë.

Gjithashtu, Ministrat dhe Komisioni Europian ranë dakord mbi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Eurojust sa më shpejt e mundur. Ministrat shprehën angazhimin e tyre për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ecur përpara me këtë proces.

Gjatë qëndrimit të saj në Sofje, Bullgari, Ministrja e Drejtësisë znj Etilda Gjonaj zhvilloi takime dypalëshe me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi si dhe me Komisioneren e BE për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, znj. Vera Jourova.

Ministrja Gjonaj gjatë Ministerialit të zhvilluar në Bullgari, zhvilloi një takim dhe me z. Wolfgang Brandstetter, Ministrin Federal të Austrisë njëkohësisht Zëvendës Kancelar i cili përgëzoi punën e Qeverisë Shqiptare në hapat e ndërmarra në Reformën në Drejtësi dhe siguroi mbështetjen në ecurinë e mëtejshme të këtij procesi.

Në këto takime, Ministrja foli në lidhje me ecurinë e procesit të reformës në drejtësi dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Drejtësisë si dhe diskutoi në lidhje me hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Në mënyrë të vecantë, me Ministrat e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi diskutoi edhe në lidhje me marrëveshje dypalëshe që mund të finalizohen dhe nënshkruhen në kuadrin e takimeve bilaterale të qeverive me Republikën e Kosovës dhe të Malit të Zi në muajt që vijnë.

Nga ana e tyre, Ministrat homologë shprehën vullnetin dhe gadishmërinë e tyre për të vijuar me shkëmbimin e ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e përbashkëta të veprimtarisë.

Në ditën e dytë të vizitës së saj, Ministrja Gjonaj, u prit në një takim nga homologia e saj Bullgare, znj. Tsetska Tsacheva. Në këtë takim, Ministrja Gjonaj diskutoi çështjet e reformës në Drejtësi dhe hapat që po ndiqen për zbatimin e saj. Midis dy ministreve të drejtësisë u diskutuan çështjet e drejtësisë dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e ndihmës në kuadër të marrëveshjeve bilaterale si dhe në shkëmbimin e eksperiencave të mira të dy vendeve. Ministrja znj. Tsacheva shprehu konsideratat e saj për qeverinë shqiptare si dhe siguroi mbështetjen që do ti japi Shqipërisë për integrimin e shpejtë të saj në familjen Evropiane, kjo edhe në kuadër të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2018.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE ZONE E LIRE/ Çani i dhuron "airbag" Ramës
Previous article Dua Lipa,shqiptarja më e suksesshme

Redaktor2

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT