Është ulur numri i infektimeve të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19.
Sipas burimeve, 8 raste ka Tirana, 5 Vlora, 5 Shkodra, 1 Lushnja, 2 Durrës, 2 Krujë, 6 Pukë dhe 2 Elbasan.
Shifrat janë më të ulëta se në dy ditët e fundit, por sërish mbeten problematike, pasi mendohej se pikun e infektimeve e kishim kaluar në muajt e mëparshëm.
Ndërkohë për herë të dytë në Durrës është infektuar një polic, ndërsa në Vlorë 4 nga të infektuarit janë familjarë të burrit 40 vjeçar të konfirmuar pozitiv me COVId-19 ditën e djeshme.
Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar, ndërkohë që pritet edhe njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar të dhënat.


