Është infektuar për herë të dytë një punonjës policie në Durrës, ndërsa e prekur është edhe gruaja e tij.
Burime thonë se i prekur në Durrës është edhe një rast i ri, por nuk dihet burimi i infeksionit.
Ndërkohë ditën e sotme në Vlorë janë konfirmuar 5 raste të reja, ndërsa në Krujë janë konfirmuar dy raste të reja, ku njëri është mësues.
Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar.
Priten edhe konfirmimet zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por problematik është fakti se javën e fundit shifrat kanë qenë shumë të larta, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se edhe mund të ketë një rikarantinim nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet.


