• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Lefter Maliqi: Berishën e kam idhull, Meta përcjell qetësi kurse Rama ikën po u miratua “Zgjedhorja”
Home
Politikë

HABIT Lefter Maliqi: Berishën e kam idhull, Meta përcjell qetësi kurse Rama ikën po u miratua “Zgjedhorja”

11 June, 2020 F.autor Politikë

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi deklaroi se nëse miratohet reforma zgjedhore, kryeministri Edi Rama ikën automatikisht nga pushteti. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Maliqi theksoi se miratimi i kësaj marrëveshje konsensuale ishte një fitore edhe për faktin se ndërkombëtarët ulën palët.

Po ashtu, deputeti opozitar teksa komentoi qëndrimet e presidentit Ilir Meta, vlerësoi vendimet e këtij të fundit, që sipas tij kanë qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Mes të tjerash Maliqi tha se opozita e re është e përçarë dhe ka krijuar grupet e veta.

“Për disa ditë me radhë u arrit që të uleshin palët në rezidencën amerikane, u bë e mundur marrëveshja. Ishte fitore e madhe për ndërkombëtar. Largimi i Dvoranit ka tregtuar se ka rol faktori ndërkombëtar. Si tek reforma në Drejtësi, dhe tek reforma zgjedhore, Ndërkombëtarët kanë shfaqur interes. Unë jam për sistem maxhoritar të pastër të drejtpërdrejtë. Dhe ambasadorja amerikane para një muaj hodhi dhe idenë e sistemit danez me lista të hapura. Thamë se diçka do të ndodhte. Megjithatë ditën e enjte, pavarësisht lëvizjeve të zotit Balla, i ushtar i fundit i Ramës. Unë pata një telefonate nga zoti Murrizi, ku u shpreha pro listave të hapura. Ditën e premte u arrit marrëveshja paraprake. Dhe ambasadorja e SHBA del në deklaratë dhe topin ia la zotit Basha. Në një prononcim ai thotë se kemi arritur në një dakordësi. Arritja më e madhe është identifikimi biometrik. Besoj dhe shpresoj se opozita parlamentare, ashtu siç ka votuar dhe për raste të tjera, kanë votuar të grupuar ligjet antikushtetuese.

Opozita parlamentar ka pasur problemet e veta brenda Kuvendit, siç ishte dhe shkarkimi i zonjës Hajdari. Aty janë bërë disa grupe brenda opozitës së re, që është bërë përçarje që i shkon kryeministrit Edi Rama. Jam që në qëndrimet e para, kam qenë në mbrojtjeje të opozitës jashtë. Kam qenë kundër disa gjerave të kryetarit të PD, që ai ka pranuar. Rama nuk fiton zgjedhjet, ndaj po e bën këtë. Përshëndes dhe deklarimin e sekretarit amerikan, Pompeo, që mbështeti marrëveshjen. Ai ikën me dhimbje vet. E kam pasur idhull dhe në shenjë mirënjohje, Sali Berishën. Rama është i ikur punë muajsh. Tahiri po pret këtë moment. Rama mori 74 mandate duke u thënë shqiptarëve; më jepni votën se do ju jap legalizimet falas. Asgjë nuk bëri. Shantazhim, emërime klienteliste. Zoti Meta ka një qetësi që e ka përcjellë. Ai ka pasur mbështetjen e Venecias, dhe tek faktori ndërkombëtar. Presidenti ka një meritë të jashtë, pasi do të kishte përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti i Republikës është në mbrojtje të Kushtetutës. Kam besim të patundur që dhe Venecia i dha besim të patundur.”, tha Maliqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVOKON BERISHËN? Basha pret i buzëqeshur Hashim Thaçin në selinë e PD
Previous article SHIFRAT ALARMANTE NGA COVID-19/ Rama: Nëse rriten dhe do vazhdojmë të sillemi si lopa, do kthehemi nga e para

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT