• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI/ Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit, rruga do të jetë me pagesë
Home
Sociale

PROJEKTI/ Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit, rruga do të jetë me pagesë

11 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria ka vendosur që të ndërtojë tunelin e Llogarasë me paratë e buxhetit të shtetit. Burime zyrtare për televizionin Klan kanë konfirmuar se projektohet që në fund të këtij viti të nisë ndërtimi i tunelit, vepër e cila do të rrisë zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit të jugut. Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një fond prej 7.5 milionë Dollarësh hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel. Kalimi i mjeteve të transportit rrugor në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, por tarifa dhe kostoja e projektit ende nuk është përllogaritur.

Qeveria do të vendosë të çelë fondin për financimin e ndërtimit të tunelit në rishikimin e buxhetit në fund të muajit Qershor. Projekti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë i bashkangjitet edhe një tjetër vepre infrastrukturore në zonën e jugut, segmentit Dukat – Orikum e cila lidh tunelin në pjesën e fshatit Dukat dhe afron Vlorën me zonën bregdetare të Himarës me 30 minuta. Njëkohësisht me investimet në rrugë, qeveria parashikon edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit u hap në Dhjetor të vitit të shkuar por u pezullua për shkak të situatës së krijuar të Covid-19. Pritet që në fund të këtij muaji Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të rihapë garën për ndërtimin e kësaj vepre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLGJ MERR VENDIMIN/ Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati në Gjykatën e Lartë
Previous article REFUZON HAPUR BASHËN/ Agron Duka: Do të garoj i pari në Durrës, nga lista e partisë time

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT