• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ Zbulohet makina e dytë, arma snajper e përdorur nga autorët është e …
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ ÇAPJAS/ Zbulohet makina e dytë, arma snajper e përdorur nga autorët është e …

11 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar çështjen për atentatin e bërë mëngjesin e së hënës ndaj Ardjan Çapjas.

Organi i akuzës po kryen hetimet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. “Është regjistruar çështja penale për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 78, 25 e 22 të Kodit Penal dhe ‘Mbajtja pa leje e armeve luftarake’, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Vijon kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, njoftoi Prokuroria lidhur me ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, për hetuesit shpresa më e fortë për zbardhjen e atentatit të dështuar mbeten kamerat e sigurisë.

LARGIMI I AUTORËVE

Sipas burimeve, mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tjetër tip “Volkswagen”. Automjeti është në ngjyrë blu të errët, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se ka bërë transportin e autorëve të atentatit me snajper ndaj Ardjan Çapjas. Burimet thonë se itinerari i lëvizjes së autorëve pas krimit, sipas kamerave të sigurisë shkëputet në afërsi të zonës të njohur si Fushë-Mbret, ndaj ekspertët janë të pasigurt, por edhe mjaft të rezervuar për të shtuar të dhëna shtesë mbi këtë mjet, i cili mund ta çojë Policinë tek autorët e dyshuar.

Arma snajper e përdorur nga vrasësit për të eliminuar Ardjan Çapjan, burimet thonë se është e kalibrit 8.65 dhe përdoret vetëm nga profesionistë dhe jo qitës amatorë. Mes shumë pistave ku Policia po heton, dyshon se personi që hapi zjarr nga Krasta dhe kishte në shënjestër Ardjan Çapjan, mund të ketë qenë ish-ushtarak. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë fokusuar nga ana e Policisë te përplasjet e vjetra.

NGJARJA

Ka qenë ora 09:10 e së hënës, kur Ardjan Çapja ka dalë nga banesa e tij, në lagjen “Emin Matraxhiu”, por brenda perimetrit të oborrit është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur. Burime nga Policia thanë se për atentatin e radhës ndaj tij dyshohet se është përdorur një snajper dhe autori që ka kryer qitjen mund të ketë qenë në distancë të konsiderueshme nga objektivi. Çapja ka marrë një plagë të rëndë poshtë supit dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por më pas është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë vendit ku ndodhi ngjarja, shumë pranë banesës së 55- vjeçarit, thanë se në momentin që ai është plagosur janë dëgjuar të shtëna armësh që vinin nga një rreze e largët, por që nuk mund të përcaktohen dot. Të shtënat mund të kenë ardhur pas ngjarjes për të shpërqendruar Policinë, në mënyrë që të mos zbulohet vendi se nga ku është qëlluar. Autorët kanë pasur mjaft kohë që të largohen me një mjet të tipit “Volkswagen”, pasi kanë qëlluar nga largësia 55-vjeçarin Ardjan Çapja.

Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se tre persona, dy vëzhgonin dhe tjetri ka qëlluar dhe pasi kanë parë 55- vjeçarin, i cili është rrëzuar si pasojë e goditjes së plumbit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Por vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, efektivë të zjarrfikëseve, si dhe grupi hetimor që drejtohej nga prokurori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SPITAL ME COVID-19 POR MORI LEKËT PËR KARBURANT/ Deputeti i listës “Basha”: Ça t’i bëj ligjit unë që m’i jep lekët?
Previous article U TALL ME KORONAVIRUSIN/ Dele Ali e pëson keq, ja sa e dënojnë

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT