• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA EKRANET TEK ENËT E QELQIT/ Zbulohet koha se sa qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme
Home
Jetë

NGA EKRANET TEK ENËT E QELQIT/ Zbulohet koha se sa qëndron koronavirusi në sipërfaqe të ndryshme

11 June, 2020 s.autor Jetë

Në sipërfaqe të tilla si dorezat, enët prej qelqi, dhe ekranet e smartphone, koronavirusi mund të zgjasë nga një minimum prej 3 sekondash në një maksimum prej dy minutash.

Gjithçka varet nga materialet, temperatura dhe lagështia.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën “Physics of Fluids”, i kryer në gjashtë qytete të ndryshme, mes Amerikës, Azisë dhe Australisë, i drejtuar nga Rajneesh Bhardwaj dhe Amit Agrawal, nga Instituti Indian i Teknologjisë në Bombei.

“Rezultatet e këtij studimi, mund të shpjegojnë edhe përhapjen e ngadaltë ose të shpeshtë të infeksionit, në mënyrë të veçantë në një qytet”, tha Bhardwaj.

Avullimi i pikave në varësi të lagështisë – Sapo pikat që mbartin virusin të avullojnë, studiuesit shpjegojnë, se virusi i mbetur vdes shpejt, prandaj mbijetesa dhe transmetimi ndikohet drejtpërdrejt nga koha kur pikat mbeten të paprekura.

Për këtë studiuesit analizuan kohën e avullimit të pikave të pështymës të llojeve të shumta të sipërfaqeve në New York, Chicago, Los Angeles, Miami, Sidnei dhe Singapor, të cilat kanë temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie.

Mbijetesa e virusit bazuar në temperaturën– Rezultoi se sa më e lartë të jetë temperatura e ambientit bën që pikat të thahen më shpejt, duke ulur në mënyrë drastike shanset për mbijetesë të virusit. Në vende me lagështi më të lartë, pikat mbeten më gjatë në sipërfaqe dhe, sipas autorëve, shanset për mbijetesë të virusit rriten.

Studimi shqyrtoi kohën e tharjes së një pike në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, në 25 gradë, dhe një mjedisi të jashtëm në 40 gradë.

Çfarë ndodh në 24 dhe 40 gradë – Në 25 gradë koha e avullimit për pikat e vogla është 6 sekonda, e cila rritet në 27 sekonda për pikat e mëdha. Në 40 gradë koha e avullimit zvogëlohet me 50%.

Megjithatë koha e avullimit të një pike rritet pothuajse 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10% në 90%, duke u bërë më shumë se 2 minuta për pikat më të mëdha në kushte të lagështisë e lartë. Sipas autorëve, ky mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet në Azi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" MOTI NË TIRANË/ Shi e breshër në mes të qershorit
Previous article FLET SI LIDERI I OPOZITËS SË KOSOVËS/ Kurti: Kemi dëshmuar se në 15 vite e bëjmë fuqishëm si askush më parë, zgjedhjet po vijnë…

s.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT