• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NATO DHE BE NË ALARM/ Kina dhe Rusia po minojnë demokracinë përmes Fake News
Home
Nderkombetare

NATO DHE BE NË ALARM/ Kina dhe Rusia po minojnë demokracinë përmes Fake News

11 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën online “NATO 2030” ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me BE-në përballë rreziqeve të pandemisë, kërcënimeve në internet, propagandës dhe përhapja e lajmeve të rreme nga ana e Kinës dhe Rusisë

Stoltenberg tha se “Koronavirusi ka demonstruar nevojën për siguri që nuk është ekskluzivisht ushtarake” dhe se “Rusia dhe Kina po prishin gjithnjë e më shumë balancat e fuqive në botë”.

Ndërkohë nga ana tjetër, Komisioni i Bashkimit Europian, përmes një komunikate ka deklaruar se Kina dhe Rusia janë angazhuar në fushata dezinformimi mbi Covid 19 në Europë dhe po përpiqen për të minuar demokracinë dhe për të përkeqësuar polarizimin brenda Unionit.

Brukseli ka ngritur alarmin dhe e ka quajtur fushatën kino-ruse si “infodemi e paparë” që synon krijimin e konfuzionit, ankthit dhe mosbesimit në Europë, me pasoja të rënda në institucionet demokratike.

Ekzekutivi i BE-së shkruan në deklaratë se kundërmasat janë të domosdoshme, edhe sepse rreziqet me pandeminë nuk janë përfunduar ende. Për shembull, shkruan Brukseli, “keqinformimi për vaksinat vazhdon dhe ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë shpërndarjen kur ato të jenë në dispozicion”.

Në dokument thuhet se ‘teoritë e konspiracionit bazuar në antenat 5G që përhapin virusin ose që fajësojnë disa grupe etnike ose fetare” rrezikojnë shpërthimin e dhunës dhe dëmtojnë kohezionin e shoqërive tona”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRITJE/ Presidenti Trump nderon me medaljen e artë të ekselencës nxënësin shqiptar (EMRI+FOTOT)
Previous article TREGON PSE U RRITËN PAPRITUR RASTET ME COVID-19/ Pipero: Çfarë më shqetëson më shumë

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT