• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LULI S’MBAN DOT DHE BAKLLAVA DHE REVANI”/ Astrit Patozi ironizon deputetët e opozitës parlamentare: Qenkan nivel më i lartë seç i mendonim
Home
Politikë

“LULI S’MBAN DOT DHE BAKLLAVA DHE REVANI”/ Astrit Patozi ironizon deputetët e opozitës parlamentare: Qenkan nivel më i lartë seç i mendonim

10 June, 2020 F.autor Politikë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një reagim në facebook ka ironizuar deputetët e opozitës parlamentare që kanë deklaruar votën pro Reformës Zgjedhore.

Patozi thotë se këta deputetë paskan qenë nivel më i lartë saç i dinim dhe i mendonim, pasi sipas tij ata thonë se po e bëjnë këtë që të mos ndalohet fitorja e arritur nga opozita e bashkuar.

Sipas Patozit deri në këtë pikë deklarata e tyre është e sinqertë sepse tregojnë se po e shesin votën për llogari të dikujt, ndërsa shton se “ne nuk mund të pranojmë që një personazh me parime të forta si zoti Luli të pranojë të mbajë një dorë në bakllava dhe tjetrën në revani”.

Reagimi i plotë:

“HERONJTË” E RINJ TË LULIT NË PARLAMENT

Këta deputetët e opozitës parlamentare, që po e shpallin me krenari votën pro marrëveshje-dakordësimit të pistë të Këshillit Politik për zgjedhjet, qenkan nivel më i lartë seç i dinim dhe i mendonim.

Ata po thonë se po e bëjnë këtë që të mos ndalohet fitorja e arritur nga opozita e bashkuar, të cilën me sa duket ata e kanë ndjerë dhe kuptuar më shpejt dhe më mirë se të tjerët. Deri këtu janë të sinqertë, sepse tregojnë se për llogari të kujt do ta shesin votën.

Por do t’u binte më mirë që të thonin se po e bëjnë për Edi Ramën këtë shërbim të lartë ndaj atdheut, se sa të tregojnë se po përpiqen të ndihmojnë ndihmojnë Partinë Demokratike.

Se do të dilnin më të justifikuar dhe do t’i bënin më shumë nder zotit Luli Basha. Jo thjesht se ai i ka bërë lanet, kur “tradhtuan” para një viti, se ky nuk është ndonjë problem i madh, as për ta, dhe as për Lulin.

Por nëse ata do të ishin penduar vërtetë për gabimin dhe mendojnë se PD ka të drejtë, e kishin më të lehtë që të dorëzojnë mandatet, si gjithë të tjerët, se sa të punonin si deputetë të opozitës jashtëparlamentare në parlament.

Jo për gjë, por ne nuk mund të pranojmë që një personazh me parime të forta si zoti Luli të pranojë të mbajë një dorë në bakllava dhe tjetrën në revani.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I QUAJTI NDJEKËSIT "DEBILA"/ Big Mama tregon arsyen (FOTO)
Previous article ZGJEDHORJA/ Lista të hapura? Rama: Nuk besoj se kanë efekt çudibërës! Nuk shkojmë në zgjedhje me këtë Kod

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT