• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZISTENCA E OPOZITËS PARLAMENTARE PËR ZGJEDHOREN/ Rama: Nuk shkojmë me shpatë në parlament, do ta mbyllim në mënyrë të ndershme
Home
Politikë

REZISTENCA E OPOZITËS PARLAMENTARE PËR ZGJEDHOREN/ Rama: Nuk shkojmë me shpatë në parlament, do ta mbyllim në mënyrë të ndershme

10 June, 2020 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet sot se do të takojë deputetët e opozitës për të arritur në një marrëveshje konsensuale për të votuar reformën zgjedhore. Kreu i qeverisë tha se nuk shkon që në rrugë të bësh konsensus në rrugë dhe në parlament të shkosh me shpatë pa llogaritur që ka edhe të tjerë. Edi Rama tha se do të luftojmë për të kuptuar dhe mirëkuptuar me të tjerët, por ‘sa do ja dalim do ta shikojmë’. Por, vijoi më tej Edi Rama, deputetët në Kuvend nga radhët e opozitës janë zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“Nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. E di që situata nuk është e qetë, ne kemi dakordësuar një marrëveshje, duhet të mos lëvizë, sigurisht e vetmja kënaqësi, që kam marrë është kënaqësia e Lulit, rëndësi ka që u kënaq Luli nuk ka asnjë kënaqësi tjetër, se nuk reformon asgjë në sistem, përsa i përket administrimit. Qëllimi ishte ky, jo pamundësia jonë për të shkuar vetëm përpara, por që të bashkoheshim të gjithë ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e zgjedhjeve dhe për t’i thënë si e do ti, thuaj si e do ti? Unë e di që do të ketë prapë llafe se ne prapë do të fitojmë dhe ata prapë do të humbasin.

Jam i bindur që shumë njerëz nuk kanë dakord me mua do të donin të vazhdonim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të realizonim objektivin tonë me rekomandimet e OSBE-së, por edhe ata do ta kuptojnë, për arsye të një nevoje për ta ndryshuar klimën dhe për të hequr cdo mundësi për t’u gjetur sebepe ne dhamë dakordësinë. Sigurisht është një dakordësi që duhet të kalojë në parlament. E kam ndjekur që nuk duket që të jetë fushë me lule, por ne i qëndrojmë marrëveshjes dhe duam që marrëveshjen ta votojmë.

Pastaj ka hapësira të tjera për ti jo kënaqur, respektuar dhe dëgjuar edhe opozitarët në parlament, që në këtë rast votojnë një ligj që lidhet me të nesërmen e tyre do të shikojmë dhe dëgjojmë dhe do të kemi konstruktivë, besoj që është e mirë që të gjithë ne të kalojmë në një stad tjetër maturimi për hir të njerëzve dhe vendit, nuk kemi pse bëjmë marrëveshje nëpër ambasada për të mbetur sikur jemi. U bë mirë që u bë, e ndjej më të lehtësuar mikun tim, kryetarin e PD-së, e shoh më të angazhuar për aritmetikën ekonomike dhe të lehtësuar nga stresi.

Do të shikojmë si do të ecim, nuk kam një përgjigje sot, për të kaluar në një mirëkuptim sa më të gjerë. Këtu erdhëm që PS-ja nuk paska të drejtë që të kërkojë asgjë, vetëm të japë karamele,por kam një gjë në fund, aman ju lutem kur flisni për deputetë në parlament mos harroni se ata janë deputetët e Bashës dhe Kryemadhit. Kush i shesh si persona që janë shfaqur aty nga rrugë të tjerë, apo aq më tepër nga materinteti i Taulant Ballës, thjeshtë harron historinë e shkurtër. Ata janë aty, të zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Kryemadhi.

Kur flasim për listat e hapura, nëse do të ishin kështu në këtë rast ata deputetë që janë aty sot ishin pjesë e listës dhe do të votohej edhe brenda tyre, Gjuzi apo ngjala, ky apo jo, sidoqoftë ne jemi këtu me përgjegjësi për ta mbyllur këtë proces dhe patjetër në mënyrë të ndershme të drejtë dinjitoze, jo duke u futur nëpër historia kap njërin dhe tjetrin sepse nuk shkon që në rrugë të bësh konsensus dhe në parlament të shkosh me shpatë pa llogaritur që ka edhe të tjerë aty, aq më tepër që votat nuk i kemi por duhet ti bëjmë. Do të luftojmë për të kuptuar dhe mirëkuptuar me të tjerët, sa do ja dalim do ta shikojmë. Por mos e paci kurrë atë fatin që në këtë rast të jeni në vendin tim” tha Rama.

Sot tre kryetarët e grupeve të opozitës takuan kryetarin e Kuvendit, ndërsa një letër për t’u ulur në tryezë ia dërguan edhe kryeministrit Edi Rama, që sot nënkuptoi se do i takojë. Shumica ka 77 vota në Kuvend, ndërsa për të votuar reformën zgjedhore duhen 84. Opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votën e emigrantëve për të votuar paktin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Paralajmërimi i BE-së: Lajme të rreme nga Rusia dhe Kina për të minuar Europën
Previous article "EUROBONDI NA BËRI TË MARRIN FRYMË LIRISHT"/ Rama: Edhe pas tërmetit dhe pandemisë, mund të rrisim financimet

s.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat Politikë

HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat

RAMA NDAN PAMJET/ Ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike Politikë

RAMA NDAN PAMJET/ Ish-presidenti francez nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT