Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ditën e sotme, në lidhje me emetimin e Eurobondit me vlerë 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
Pyetjes së gazetarit se me mbështetjen e biznesit të vogël, mund të rrezikohet biznesi i madh dhe të largohet nga Shqipëria, Rama i është përgjigjur edhe me batuta, duke marrë konfirmimin e gazetarit se biznesi i madh po paguan më shumë taksa se më parë.
Rama u shpreh “i kënaqqur” për këtë konstatim duke thënë se kjo gjë është e vërtetë, por nuk e sheh si rrezik për largimin e kompanive të mëdha nga Shqipëria.
Pyetje: Tani që ju po mbështesni bizneset e vogla, a nuk i druheni ikjes së kompanive të mëdha nga Shqipëria, duke qenë se tani paguajnë më shumë taksa se më parë?
Rama: Ah, tani oligarkët paguajnë më shumë? Unë e di që oligarkët paguajnë më shumë taksa se më parë, por faleminderit që e konfirmuat. Sa mirë që ka dhe gazetarë që punojnë në terren e janë të informuar dhe nuk merren me aritmetikën e atyre që mendojnë se 7×7 bëjnë 42. Është e vërtetë, kompanitë e mëdha paguajnë më shumë, por nuk e shohim si kërcënim që do ikin nga Shqipëria se nuk i lejon biznesi i vogël të bëjnë evazion fiskal. Shqiptarët që punojnë, që nuk rrinë në facebook gjithë ditën, apo ata që nuk ankohen gjithë ditën, meritojnë gjithë respektin jo vetëm me fjalë, por me mbështetje konkrete nga ana e qeverisë. Sjqiptarët e ndershëm dhe punëtorë do të jenë drita e syve tanë.


