Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndërruar sërish qëndrimin në lidhje me shkallën e përhapjes së koronavirusit, nga të infektuarit asimptomatikë. Një ditë më parë epidemiologia e OBSH, Maria Van Kherkove tha se personat pa simptoma shumë rrallë e transmetojnë koronavirusin. Por pas disa orësh ajo doli sërish në deklaratë dhe tha se se ky rezultat është bazuar në pak studime.
Sipas saj një cështje e tillë mbetet e hapur, pasi nuk është përcaktuar ende sesa shpesh mund ta përhapin virusin asimpomatikët. Sqarimi i epidemiologes së OBSH vjen pasi komentet e saj nxitën një reagim të fortë nga ekspertë të jashtëm të shëndetit publik, të cilët u shprehën se OBSH kishte gabuar, ose të paktën nuk ishte shprehur sic duhet, kur tha se njerëzit që nuk shfaqnin simptoma e përhapin rrallë virusin.
“Ne jemi në djeni se pjesa më e madhe e transmetimit ndodh kur personat me simptoma e përcjellin virusin tek të tjerët përmes spërklave të infektuara. Gjithashtu dimë se disa persona që nuk kanë simptoma mund ta transmetojnë virusin. Por ajo që duhet të kuptojmë më mirë është fakti sesa persona në total nuk kanë simptoma dhe sa nga këta individë e transmetojnë virusin tek të tjerët. “Ajo cfarë iu referova një dite më parë gjatë konferencës për shtyp bazohet në pak studime që janë publikuar, të cilat ndjekin rastet asimptomatike, pra nuk kishte të bënte me një qëndrim të OBSH-së. Kjo vijon të mbetet një e panjohur shumë madhe”-ka shtuar më epidemiologia.
Cështja e asimptomatikëve u bë alarm në fillim të pandemisë kur specialistët thoshin se popullsia duhet të ruhet prej tyre, pasi në kushtet kur nuk kanë asnjë simptomë të dukshme bëhen rrezik për të tjerët. Sakaq, në total në të gjithë botën janë shënuar mbi 7 milionë raste me koronavirus dhe mbi 400 mijë të vdekur.


