• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSPEKTON BLLOKUN E PALLATEVE NË NJËSINË NUMËR 7/ Veliaj: Më 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit
Home
Sociale

INSPEKTON BLLOKUN E PALLATEVE NË NJËSINË NUMËR 7/ Veliaj: Më 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit

10 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot bllokun e pallatave në njësinë nr. 7 në Tiranë, të rikonstruktuara nga fondi i Komunitetit.  Gjatë inspektimit Veliaj u shpreh se ky investim ul vlerën e faturës së energjisë mujore për banorët, si dhe rrit vlerën e pronës së tyre.

“Duket sikur është pallat i ri, por në fakt është një pallat 48-50 vjeçar. E bën më të paraqitshëm dhe i rrit vlerën kësaj prone. Është bërë një punë e shkëlqyer me një pallat, që nuk mendoja se mund të transformohej. Kjo ndodh kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, qoftë si qytet, qoftë si lagje, qoftë edhe 20 familje të një pallati; mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Është model edhe për pallatet e tjera. Duhet vetëm pak bashkëpunim! Nëse bëjmë llogarinë, na del se më mirë i bëjmë një veshje me kapotë dhe përfitojmë gjysmën e parave nga fondi i bashkisë”, deklaroi Veliaj.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Ndër të tjera Veliaj u ndal edhe në familjet e prekura nga tërmeti, ku theksoi se nga data 30 qershor do të nisë dhënia e pagesave për kategoritë DS1, DS2, DS3.

Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë cash për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh. Për dëmtimet e rënda – DS4, DS5 – nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive. Kemi një shans fantastik që ta veshim qytetin nga e para. Ku është pallat i padëmtuar, të vishet me kapotë; ku është i dëmtuar nga tërmeti, të rregullohet me atë fond, kurse shtëpitë private të rrëzuara apo pallate të pabanueshëm, t’i ribëjmë. Nëse ecim me këtë frymë, e kthejmë krizën në mundësi”, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA DOVRANI/ Ndërkombëtarët refuzojnë të japin opinion: Përgjegjësi ekskluzive e KLGJ
Previous article ARDIAN ÇAPJA SHPËTON PËR TË TRETËN HERË/ Kalon rrezikun për jetën e iu kërkon mjekëve: Dua të dal nga spitali...

s.autor

Postime të ngjashme

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT