Ardian Çapja i ka shpëtuar edhe kësaj here atentatit që kërkoi t’i merrte jetën tre ditë më parë. 55-vjeçari, i cili mori një plumb në shpatull që i kaloi shumë pranë zemrës duke i rrezikuar seriozisht jetën ka dalë nga reanimacioni dhe rreziku për jetën.
Ardian Çapja i ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali. “Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen”, ka deklaruar Çapja.
Ky është atentati i tretë ndaj Çapjas, i cili ka mohuar se është qëlluar me armë por se është rrëzuar dhe i ka hyrë një hekur.


