• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT REKORD ME COVID-19/ Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve. Shumë qytetarë mendojnë…
Home
Sociale

SHIFRAT REKORD ME COVID-19/ Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve. Shumë qytetarë mendojnë…

10 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Arben Gjata tha në Euronews Albania se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka ardhur për shkak të hapjes sociale dhe rifillimit të aktiviteteve ekonomike në vend.

Z. Gjata u shpreh se nuk është shqetësuese rritja e numrave, por sjellja e popullatës, e cila sipas tij ka humbur vigjilencën duke mos respektuar masat e kërkuara nga autoritetet shëndetësore.

“Është e pritur të rriteshin shifrat, me rihapjen sociale dhe rihapjen ekonomike. Për mua nuk është shqetësuese rritja e shifrave, por shqetësuese është sjellja e popullatës. Ato që janë thelbësore për të shmangur këtë sëmundje, që është ruajta e distancimit fizik dhe mbajta e maskave, lë shumë për të dëshiruar. Kemi shumë grupmosha të reja që mendojnë se virusi është larguar. Situata është në dorë të qytetarëve”, tha Gjata.

Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve të infektuar janë me shenja të lehta, por kjo nuk do të thotë se është zbutur agresiviteti i COVID-19.

“Është e vështirë për t’u thënë, faktikisht dje kishim numrin më të lartë që nga fillimi i epidemisë. E vërteta është se shumica e pacientëve vijnë me shenja të lehta dhe një pjesë e madhe e tyre trajtohen në shtëpi. Por, dy të intubuar dhe 6 në reanimacion nuk do të thotë është situatë e lehtë. Unë besoj se vazhdon të mbetet një sëmundje serioze siç ka qenë më parë dhe me risk të lartë, që më të rrezikuar janë moshat e vjetra, pacientët me sëmundje shoqëruese”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 36 raste të reja, duke bërë që e marta të shënonte numrin rekord të të prekurve që nga nisja e pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHTOHET NUMRI I PACIENTËVE TEK INFEKTIVI"/ Manastirliu reagon për rihapjen: Ja qytetet që kanë ende transmetim komunitar të infeksionit
Previous article DORËZOHET OPOZITA/ Heq dorë nga zgjedhjet e parakohëshme dhe largimi i Ramës: Në zgjedhje do shkojmë me të kryeministër

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT