• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËZOHET OPOZITA/ Heq dorë nga zgjedhjet e parakohëshme dhe largimi i Ramës: Në zgjedhje do shkojmë me të kryeministër
Home
Politikë

DORËZOHET OPOZITA/ Heq dorë nga zgjedhjet e parakohëshme dhe largimi i Ramës: Në zgjedhje do shkojmë me të kryeministër

10 June, 2020 s.autor Politikë

Opozita është pajtuar me idenë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë . Kryetarja e LSI – së , Monika Kryemadhi thotë se vendin e ndajnë 10 muaj kohë nga procesi i votimit , që përkon me afatin e propozuar në marrëveshjen e Këshillit Politik , që zgjedhjet të mbahen në prill – maj .

Gjatë një interviste të dhënë për “ News24 ” në emisionin e Sokol Ballës , kryetarja e LSI – së thotë se koha nuk premton për asnjë forcë politike që të përgatitet për përzgjedhjen e kandidatëve dhe fushatën elektorale . “ Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve , jemi shumë vonë sa i përket angazhimit . Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet ” , tha Kryemadhi . Kryemadhi zbuloi edhe faktin se LSI ka parë me rezerva propozimin e Partisë Demokratike që buxheti i shtetit të marrë përsipër peshën më të madhe të financimit të partive politike në fushatë elektorale . Ajo u shpreh gjithashtu e gatshme që të përballet me Edi Ramën .

” Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik . Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm . Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër , probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh , pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij . Ndaj mua më leverdis prania e tij ” , deklaroi kryetarja e LSI – së . Kryemadhi e vlerësoi si strategji shpëtimit të Edi Ramës thirrjen për t’u takuar me Bashën dhe foli me bindje se një takim i tillë nuk ka për të ndodhur , përveçse tek kutitë e votimit .” Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza . Ata të dy ( Rama – Basha ) do të takohen në kutinë e votimit dhe jo më në tryeza ” , tha ajo .

Megjithatë , opozita është qortuar se me marrëveshjen e nënshkruar iu rikthye sistemit që me djegien e mandateve synoi që ta rrëzojë dhe i dha të drejtë Edi Ramës për zgjedhjet e 2017 , që PD – LSI i kanë sulmuar si të manipuluara dhe të blera me ndihmën e krimit të organizuar . Por , Kryemadhi bën një bilanc pozitiv të aksionit ekstrem më shumë se njëvjeçar të opozitës , përfshirë këtu edhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet vendore të qershorit të vitit të kaluar .

“ Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar .

Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre , ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë , si me emigrantët . Kur gjërat bëhen më prezente , më flagrante si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin . Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël . Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thoshin vazhdo Ramës , kanë qenë muri kinez . Ky mur u shemb që ata të ruanin themelet e veta në vazhdimësi ” , tha Kryemadhi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT REKORD ME COVID-19/ Arben Gjata: Shtimi i rasteve i pritshëm, shqetësuese sjellja e njerëzve. Shumë qytetarë mendojnë...
Previous article COVID-19/ Vizitoi të shoqen në një spital në Tiranë, infektohet me koronvirus burri nga Berati

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT