• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Nga Atletico te PSG, këto janë mbrojtjet më të mira të Europës të 2017-ës
Home
Futboll

Nga Atletico te PSG, këto janë mbrojtjet më të mira të Europës të 2017-ës

29 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Cilat kanë qenë mbrojtjet më pak të mposhtura të 2017-ës? Cila skuadra ka pësuar më pak gola nga 1 janari deri më sot në 5 kampionatet kryesore të Europës (Serie A, Liga, Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1)? Këto kanë qenë mbrojtjet që kanë pësuar më pak gola në këtë vit kalendarik në kampionatet ku luajnë.

Askush si Atletico, duhen 2 ndeshje për t’i shënuar

Para të gjithëve është Atletico Madrid, aktualisht në vendin e dytë në kampionatin spanjoll, por që në kampionatin e kaluar ka dalë në vendin e tretë pas Real Madrid. Nën drejtimin e Diego Pablo Simeone, “Colchonero”-s kanë pësuar vetëm 21 gola në 39 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në 2017-ën. Lojtarët e “Cholo”-s, në fakt, kanë pësuar 0,54 gola për ndeshje në kampionat që nga 1 janari i kaluar.

Manchester United, forca është mbrojtja

Në vendin e dytë të kësaj renditjeje të veçantë europiane gjejmë mbrojtjen më pak të mposhtur në Angli për 2017-ën. Manchester United i Jose Mourinho ka zhvilluar 39 ndeshje deri tani në këtë vit kalendarik (do të luajë përsëri të shtunën kundër Southampton) dhe ka pësuar vetëm 26 gola, duker regjistruar një mesatare prej 0,67 golash të pësuar për ndeshje në kampionatin anglez.

Bayern dhe Juve ecin krah për krah

Podiumi mbyllet me dyshen Bayern Munich dhe Juventus. Bavarezët kanë luajtur 35 ndeshje të kampionatit në 2017-ën dhe kanë pësuar vetëm 24, ndërsa kanë luajtur 39 ndeshje (do të luajnë të shtunën kundër Verona-s) në Serinë A, duke pësuar vetëm 27 gola. Kështu të dy ekipet kanë një mesatare të barartë prej 0,69 golash të pësuar për ndeshje.

PSG, jo vetëm sulm

Në fundin e këtijnklasifikim gjejmë skuadrën që ka dominuar në merkaton, Paris Saint Germain i Unai Emery. Parisienët kanë zhvilluar 38 ndeshje në Ligue 1 për 2017-ën dhe kanë pësuar vetëm 27 gola, duke regjistruar një mesatare prej 0,71 golash të pësuar për ndeshje.

Kryesueset e La Liga, Premier dhe Serie A, jashtë listës

Kanë përfunduar jashtë kësaj liste kryesueset aktuale të La Liga, Premier League dhe Serie A. Skuadra e Ernesto Valverde mban vendin e gjashtë me 28 gola të pësuar në 39 ndeshjet e luajtura në këtë vit kalendarik në la Liga (0,72 gola çdo 90 min) incontro).

Vendi i shtatë për Manchester City-in e Pep Guardiola-s, të cilëve nuk u ka mjaftuar të pësonin vetëm 30 gola në 39 ndeshjet e kampionatit të luajtura në 2017-ën (0,77 për ndeshje) për të qenë mes pesë mbrojtjeve më të mira të viti kalendarik. Në vendin e 9-të pozicionohet Napoli i Maurizio Sarri-t me 0,82 gola të pësuar për ndeshje, duke lënë mbrapa Monaco-në e Leonardo Jardim, që ka pësuar 0,77 gola për ndeshje në takimet e kampionatit të luajtura në 2017-ën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus e shiti për disa 'kacidhe', tani ai vlen mbi 100 milionë euro
Previous article Shpenzimi i “çmendur” i Guardiolas, £2.7 mln për shtëpinë e ëndrrave

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT