Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit Ilir Meta lidhur me dhënien e nënshtetësisë shqiptare ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos, shkruan “Panorama”.
Burimet thanë se në letrën që ka marrë Presidenti Meta, shkruhet:
“Ju falenderoj dhe ju përgëzoj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos”
“Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare”
“Zoti President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos”
Theodoros Pangalos nga viti 1982-1984 ka qenë zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë, nga 1984-1985 ka qenë zëvendësministër i jashtëm, 1985-1989 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1989-1993 përfaqësues i Greqisë në Këshillin Europian, 1993-1994 ministër plotësues i ministrisë së Jashtme, 1994 ministër i Transporti dhe i Lidhjeve, 1996-1999 ministër i jashtëm i Greqisë, 2000 ministër i Kulturës dhe zëvendëskryeministër e Greqisë 2009



