Disa ngjarje të rënda kanë ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Mësohet se një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike te vendi i quajtur “Bregu i Lumit” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë.
Sakaq, një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me date 09.06.2020, rreth orës 14:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me drejtues shtetasin H.M., 49 vjeç, ka aksidentuar kembesorin P.Z., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:20, tek Ish-dogana, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


