Ish – ministri dhe ish – deputeti i PD – së , Genc Pollo duke reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka nënvizuar heshtjen e tij lidhur me 15 kushtet e Bundestagut .
” Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve ” , shkruan Pollo , teksa nuk le pa i dhene nje ” bravo ” , kryetarit te Kuvendit , Gramoz Rucit , qe jo vetem i permendi , por edhe ” shtoi se përgjegjës për to është qeveria ” .
Reagimi i Pollos :
E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian! Apo shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e imagjinueshme?🤔😳🙄
Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.
Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!
Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.
Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria👏🏻


