• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-E DASHURA E PEDOFILIT SHQIPTAR MUND TË ZBULOJË MISTERIN…/ Historia që tronditi Britaninë me zhdukjen e 4-vjeçares (FOTOT)
Home
Jetë

ISH-E DASHURA E PEDOFILIT SHQIPTAR MUND TË ZBULOJË MISTERIN…/ Historia që tronditi Britaninë me zhdukjen e 4-vjeçares (FOTOT)

9 June, 2020 s.autor Jetë

Një histori tronditëse ka shokuar Britaninë dhe Gjermaninë këto ditë.  Ose më saktë është rikthyer sërish si histori.

Christian Brueckner, një pedofil i akuzuar për zhdukjen e një vajze 4-vjeçare 13 vjet më parë, rrezikon të dalë nga burgu.

Po policia beson se ish- e dashura shqiptare e pedofilit gjerman, Christian Brueckner, mund të ofrojë të dhëna të rëndësishme për atë që është cilësuar si misteri i shekullit: zhdukjen e vogëlushes britanike, Madeleine McCann.

Nakscije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, personit që mendohet se qëndron pas zhdukjes së vogëlushes 4-vjeçare në Portugali në vitin 2007.

Vetë shqiptarja ka qenë viktimë e dhunës së pedofilit Brueckner dhe ishte minorene në kohën kur ishin të lidhur.

Identiteti u saj u zbulua nga mediat gjermane dhe angleze në ditën kur një zyrtar i lartë gjerman tha se ka prova se Maddie ka vdekur.

Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shqiptaren, me shpresë se do të zbulojnë më shemë për rastin e vajzës britanike.

Pedofili gjerman akuzohet për disa krime. Së fundmi ishte burgosur për përdhunimin e një turisteje amerikane 27-vjeçare.

Ai ka rrëfyer te një shok se e di se çfarë ka ndodhur me vogëlushen Maddie. Po ashtu ka dyshime se ai qëndron pas zhdukjes së një vajze të vogël gjermane.

Christian Brueckner me ish-te dashuren shqiptare, Nakscije Miftari

Historia tronditëse

Rasti i Maddie McCann tronditi botën në 2007 kur ajo u zhduk nga një apartament në vendpushimin turistik të Praia da Luz në qytetin portugez të Algavare.

Këto ditë, çështja është përsëri në fokusin e publikut botëror, të gjitha për shkak të përmbysjes së madhe të hetimit në Gjermani.

Nakscije Miftari

I dyshuari për rrëmbimin dhe vrasjen e Maddie, Christian Brueckner, mund të lirohej me kusht, ndërkohë që policia përpiqet të gjejë prova të reja për ta mbajtur atë në burg.

Brueckner është në burg për përdhunimin e një turisteje 72-vjeçare në Amerikë, krim i kryer vetëm 18 muaj para se Maddie të humbasë.

Në kohën e zhdukjes, prindërit e saj ishin në një restorant aty pranë, dhe policia është përpjekur të zbardhë këtë enigmë për vite me rradhë për të zbuluar se çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë fatale.

Policia britanike tha që hetimi kishte tejkaluar 11 milion eurot në këto 13 vjet.

Lidhja për çështjen e Maddie është rasti i një vajze shqiptareje (që tashmë është identifikuar), që kërkohet aktualisht nga policia.

Ajo jetoi me Brueckner në Portugali jo larg nga vendpushimi ku ishte Maddie.

E dashura shqiptare e monstrës raportohet se u largua nga Brueckner para se Maddie të zhdukej.

Tabloidët gjermanë shkruajnë se hetuesit janë plotësisht të sigurt se Maddie u rrëmbye dhe u vra, por ata nuk kanë prova të mjaftueshme për të thënë se autori është pikërisht Brueckner, i cili u dënua në Gjermani në 1994 për abuzim seksual të fëmijëve.

Vajza e zhdukur

Nga rruga, shtëpia në Algarve ku ai jetonte, është vetëm një 25-minuta në këmbë nga hoteli nga i cili u zhduk Maddie. Ndodhet në një pronë me disa puse të braktisura dhe fusha të zbrazëta.

Christian Brueckner pas arrestimit

Hetuesit duan të gjejnë ish-të dashurën e tij shqiptare, e cila ishte vetë e mitur në kohën e zhdukjes së Maddie. Ajo besohet të ketë lënë Algarve para se të rrëmbente vajzën, ndërsa Brueckner mbeti në vendpushimin Praia da Luz dhe jetoi në një kamper për të cilin policia beson se mund të ishte përdorur gjatë rrëmbimit. Ata shpresojnë të mësojnë më shumë nga ajo për lëvizjen e Brueckner rreth vendpushimit portugez.

Vajza e zhdukur me te motren dhe te atin, pak para se te zhdukej

Prinderit e vajzes se zhdukur, duke folur per mediat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Udhëheqësja teknike e OBSH-së: Asimptomatikët nuk e përhapin koronavirusin
Previous article LEHTËSIMI I MASAVE/ Ministri Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT