• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“COVID-19 ËSHTË DOBËSUAR”/ Epidemiologu tregon nëse do të ketë një valë të dytë
Home
Sociale

“COVID-19 ËSHTË DOBËSUAR”/ Epidemiologu tregon nëse do të ketë një valë të dytë

9 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për situatën aktuale të koronavirusit. Ai shprehet se të dhënat që u morën nga Kina ishin të rreme dhe kjo ka bërë që studiuesit të krijojnë projeksione të gabuara.

Po ashtu mjeku thotë se virusi është dobësuar dhe në mënyrë të pavarur po shfaqen mutacione të reja të virusit të cilat çojnë të gjitha drejt një fenomeni që është zbutja klinike me njeriun.

“Të gjitha të dhënat që morëm nga Kina informuan në mënyrë të qëllimshme gabim Evropën dhe SHBA-në. Dhe të gjithë këta modelistët që krijuan projeksione i bënë mbi të dhëna të rreme,duke i bërë apokaliptike.

Virusi po dobësohet. Lajmi tjetër është se në të gjitha zonat po shihet një fenomen që në biologji njihet homoplazi, në mënyrë të pavarur në të gjitha zonat po shfaqen mutacione të reja të virusit të cilat çojnë të gjitha drejt një fenomeni që është zbutja klinike me njeriun. Pra përshtatja ndërmjet njeriut dhe virusit. Kjo ka ndodhur me çdo lloj virusi edhe më parë”, ka thënë ai.

Alimehmeti më tej është ndalur tek situata në Shqipëri, ku thekson se edhe tek ne vihet re zbultja që ka pësuar Covid-19.

“Kemi vënë re një ndarje neto edhe për Shqipërinë më 25 mars. Kishim 58.1% të rasteve aktive të shtruara në spital. Dje kjo përqindje është 11%, pra nga 58 jemi në 11.9. shohim një zbutje me 5 fish. Kjo është zbutja klinike. Po e thonin mjekët e veriut të Italisë, që po shohim zbutje klinike që nga prilli. E njëjta gjë po ndodh edhe tek ne. Në prill dhe maj nuk kemi pasur raste direkt në terapi intensive”, shprehet ai.

Mjeku ka folur po ashtu edhe për situaën në Maqedoninë e Veriut që po përballet me një shpërthim të madh të infeksioneve. Duke krahasuar shifrat me Shqipërinë ai thekson se në vendin fqinj bëhen më shumë testime dhe për pasojë ka më shumë raste.

“Kemi një shprehje shumë të bukur kush kërkon gjen. Ata kërkojnë 6-8 fish më shumë se ne. Numri i testimeve që ata bëjnë në ditën më të keqe të tyre bnumri i testimeve që bëjnë është 6 fish më i lartë se ne. Me një logjikë duhet të kenë edhe 6 fish më shumë raste. Dje ata kanë bërë 700 teste ne kemi bërë dike te 104, kjo është një diferencë shumë e madhe, dhe pritet që të gjejnë raste më shumë.

Ata po raportojnë vdekje. Ky është momenti kuç që ne duhet të shohim dhe nga të dhënat që ata kanë për shtrimet spitalore të rënda nuk pasqyrojnë këtë vdekshmëri. Këta njerëz mesa duket nuk po vdesin në terapi intensive Maqedonisë, sepse ata kanë nga një rast të shtruar në terapi në 2 javët e kaluara. Pra këta 15 vetë që kanë vdekur në 2 javët e kaluara ku vdiqën. Si u idenifikuan që ishin me Covid”, shprehet mjeku.

I pyetur nëse do të kete një valë të dytë, Alimehmeti shprehet: “Vala e dytë ende ka evidenca që e mbështesin që do të thotë se janë pandemitë e kaluara që kanë ardhur me një valë të dytë në dimër. Por kujdes! Asnjë nga pandemitë e kaluara nuk ka qenë koronavirus. Kemi dy evidenca që po i shohim, duke qenë se ky është koronavirus tendenca është që të shohim drejt viruseve të tjera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I TË PREKURVE ME COVID-19 NË GRQI/ 97 raste të reja në 24 orë. Diskutohet për forcim të masave
Previous article I ARRESTUAR PËR GRABITJEN NË RINAS/ “Daja” nga Kosova gjen vdekjen në spital

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT