• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI TURISTIK/ Klosi: S’ka prenotime të anuluara. Në 12 qershor vijnë charterat e parë
Home
Sociale

SEZONI TURISTIK/ Klosi: S’ka prenotime të anuluara. Në 12 qershor vijnë charterat e parë

8 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur optimist për sezonin turistik pas COVID-19. Optimizmin e gjen te prenotimet që nuk janë anuluar, por shtyrë si hotelet që janë pothuajse plot gjatë fundajave në bregdet. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Klosi u shprehet turizmi këtë vit do të jetë i përqendruar nga turistët e rajonit, emigrantët e rikthyer dhe ai i brendshëm, patriotik, por duhet përgatitur që nuk do jetë i njëjti me atë të një viti më parë kurrsesi.

“Kur i sheh në fundjava hotele plot, themi që do kemi turizëm këtë vit. Ky vit do të vazhdojmë me intensitet. Ne kemi 3086 struktura hoteliere, asnjëra prej tyre nuk është e mbyllur sot nga pikëpamja organizative, nuk ka pasur faliment, por janë me fitime pothuajse zero. Hotelet e mëdha e kanë të vështirë hapjen, se duhet të kenë dritat, stafin në punë. Nëse vijon masat e forta, turistët nuk do e kenë më dëshirën për të lëvizur, prenotime nuk janë anuluar, janë shtyrë ose janë ngrirë. Në rast se do të ketë një lehtësim të masave dhe mesa duket korona po largohet dhe po fillon lëvizja, por nuk do kemi të njëjtën biznes si në 2019. Sipas OBSH-së 5-7 vjet pas mund të rikthehet turizmi. Nëse do kemi turizmin në rajon, të emigrantëve, plus turizmin e brendshëm ne do të kemi turizëm ta kënaqshëm”, tha Klosi.

Klosi njoftoi se në datën 12 vijnë charterat e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, i cili padyshim edhe ai është ndikuar nga COVID-19.

“Në qershor ne do të kishim chartera me kapacitet të plotë,por mbyllja e Korfuzit dhe mbyllja e aeroporteve të tjera na ka bërë të shtyjmë në kohë turizmin me charter. Nga datë 12 charterat e parë do mbërrijnë në Shqipëri nga Ukraina dhe Bjellorusia”, tha Klosi, teksa renditi edhe ndihmën që shteti i ka dhënë turizmin gjatë kësaj kohe pandemie, si një nga sektorët më të goditur.

“S’kanë taksa për të paguar 2020, pagesa e luftës për strukturat hoteliere, eliminimi i kësteve në banka, edhe kreditë e likujditet, qoftë për pagat e punonjësve, sidomos ajo i dyti, nëse do të ketë kërkesa, do një këst i tretë për hotelierët”, tha Klosi në Report TV, teksa u shpreh i keqardhur për kthimin e lligjit për heqjen e TVSH për jahtet, pasi sipas tij kjo i sjell shumë të mira vendit.

“Brenda këtij sezoni do kishim dhjetëra jahte, sa të hapet që do marrin flamurin shqiptar dhe marrja e flamurit do të thotë që flota e jahteve do të përmirësohet ndjeshëm. Shqipëria përfiton se këto jahte do regjistrohen, do paguajnë tarifat, do të bëjnë një super reklamë duke lëvizur me flamurin shqiptar. Ardhja e më shumë jahteve në Shqipëri, mjafton të regjistrohet të paguajë një tarifë dhe të marrë flamurin shqiptar, e merr lehtësinë fiskale. Kjo nuk është politikë për oligarkët, bëhet fjalë për një fashë tjetër”, përfundoi Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHET E AMBASADORIT QË U PUBLIKUAN NGA META/ Rama: Veprim i turpshëm...
Previous article E BËN SËRISH/ Klaudia Pepa nuk i "lë vend" imagjinatën. Pozon me këmbë hapur para...

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT