Masat kufizuese të vendosura për t’i bërë ballë COVID-19 kanë qenë efikase për të rimarrë kontrollin e pandemisë dhe kanë mundësuar shmangien e 3,1 milionë viktimave në 11 vende europiane, sipas një studimi të publikuar sot.
Realizuar nga “Imperial College de Londres”, shkencëtarët e të cilës kanë këshilluar qeverinë britanike mbi krizën shëndetësore, ky studim analizon masat kryesore të marra në 11 vende përfshirë Francën, siç janë ndalimi i ngjarjeve publike, kufizimi i udhëtimit ose mbyllja e dyqaneve dhe shkollave.
“Matja e efektivitetit të këtyre masave është e rëndësishme, duke pasur parasysh ndikimin e tyre ekonomik dhe social”, nënvizojnë autorët e këtij studimi, ndërkohë që përmasa e efekteve kolaterale të kufizimit është përmendur rregullisht nënvizohet dhe se zëra të caktuar janë ngritur, veçanërisht në Britaninë e Madhe për të kërkuar përshpejtimin e heqjes së kufizimeve.
Studiuesit kanë krahasuar numrin e vdekjeve të regjistruara në bazë të të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve me numrin e vdekjeve që do të kishin ndodhur në mungesë të masave kufizuese, të vlerësuara sipas modelit matematikor
Ata arrijnë në përfundimin se masat e vendosura kanë mundësuar shmangien e rreth 3,1 milionë vdekjeve në këto vende.
Artikulli i tyre, i botuar në revistën “Nature”, gjithashtu vlerëson se ata kanë bërë të mundur uljen mesatarisht me 82% të normës së riprodhimit të virusit (numri i njerëzve të rinj të infektuar nga secili person i infektuar), duke lejuar që ta rikthejnë atë më poshtë 1, pragu nën të cilin numri i rasteve të reja zvogëlohet.
Njëmbëdhjetë vendet e studiuara janë Gjermania, Austria, Belgjika, Danimarka, Spanja, Franca, Italia, Norvegjia, Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra.


