• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDRYSHIMI I SISTEMIT NË NJË FAZË…”/ Gjiknuri: Vota e diasporës ka gjetur zgjidhje
Home
Politikë

“NDRYSHIMI I SISTEMIT NË NJË FAZË…”/ Gjiknuri: Vota e diasporës ka gjetur zgjidhje

8 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi sot se “vota e diasporës është një element që ka gjetur përgjigje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

Gjatë një interviste televizive, Gjiknuri foli për tri kërkesat e opozitës parlamentare të cilët kanë deklaruar se nuk e miratojnë Reformën Zgjedhore pa ndryshuar sistemin zgjedhor, depolitizim të administratës zgjedhore si dhe votën e emigrantëve.

Gjiknuri tha se “vota e emigrantëve duhet trajtuar nga KQZ për arsye se kemi të bëjmë me një proces të tërë kompleks, logjistik organizativ. Pra nuk është një çështje dëshire, pasi vota në distancë është një çështje e mirëfilltë organizative e cila kërkon integritet, procese logjistike, procese teknike, të cilat parlamenti nuk mund të jetë në gjendje t’i përcaktojë me imtësi, ashtu siç parlamenti ka vendosur të mos përcaktojë me imtësi rregullat për votimin elektronik apo identifikimin elektronik”.

“Prandaj vendosëm të pranohet parimi dhe të delegohet mënyra e organizimit të votës në distancë për votën e emigrantëve”, tha ai.

Gjiknuri tha se “ka kohë që opozita parlamentare e ngre këtë shqetësim, si dhe e ka deklaruar publikisht që nuk e mbështet Reformën Zgjedhore, pavarësisht marrëveshjes që kemi arritur. Kjo është një tjetër pengesë në rrugën për të përfunduar një proces që mori shumë kohë dhe vështirësi me opozitën jashtëparlamentare. Mbetet për t’u parë, por mendoj se Shqipëria duhet të ketë sa më shpejt një Kod të ri Zgjedhor, ndryshe ky proces do mbahet peng dhe askush nuk është i fituar”.

“Mendoj se një zgjidhje duhet gjendur dhe mendoj se Kodi Zgjedhor do të kalojë në bazë të marrëveshjes që kemi arritur. Shqetësimi i opozitës parlamentare, e cila fatkeqësisht politika deri diku është bërë tripolare vendimmarrja, pasi janë edhe ata jashtë që janë në këtë proces, këta brenda që kanë dhe vota, si dhe kuptohet edhe mazhoranca. Ne një angazhim e kemi marrë dhe nuk tërhiqemi nga angazhimi, ka të bëjë me faktin që çështjen e sistemit zgjedhor e kemi prioritetin e fazës së dytë të reformës. Meqenëse nuk kishte konsensus për momentin, ne mendojmë që të hapet sapo të përfundojë miratimi i Kodit Zgjedhor, mund të jetë dhe para zgjedhjeve. Pra mund të kemi një sistem zgjedhor edhe para zgjedhjeve”, theksoi ai.

Gjiknuri sqaroi se çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor ishte i pamundur në këto momente për shkak të mungesës së konsensusit, pasi PD nuk erdhi me propozim. “Sistemi zgjedhor kërkon ndryshim të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kërkon konsensus të madh dhe mazhoranca ka thënë jemi të hapur, por do flasim të fundit”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET "pakti i landfilleve" mes ish-senatorit italian e këshilltarit të Metës, Ilir Kulla: Pse pagoi 30.000 € dhe i dhuroi fushata denigruese para zgjedhjeve 2017?
Previous article "JAM KRENAR PËR TY LOLA"/ Vajza e Namik Dokles në përfundim të shërbimit në spitalin për Covid: Mbaroi...

F.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT