• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA TRAGJIKE/ Del analiza për vdekjen tragjike të binjakëve në Berat, ja çfarë iu mori jetën
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA TRAGJIKE/ Del analiza për vdekjen tragjike të binjakëve në Berat, ja çfarë iu mori jetën

8 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet vdekja e bujshme e dy binjakëve 5-muajsh në Berat. Kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjeve 5-muajshe, ngjarje që ndodhi në Janar të këtij viti.

Sipas analizave, në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Sipas analizave t kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që tashmë kanë mbërritur zyrtarisht pranë institucionit të Prokurorisë së Beratit ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Janarit të këtij viti në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Nëna e foshnjeve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por siç edhe ka nxjerrë përfundimi i mjekësisë-ligjore, ajo i kishte mbuluar më tepër seç duhet fëmijët dhe kjo ka sjellë asfiksimin e tyre në gjumë dhe më pas vdekjen.

Fëmijët mbërritën pa jetë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe prindërit e tyre, Eduart e Merushe Agalliu kanë pasur asokohe dyshime se vdekja mund të kishte ardhur për shkak të helmimit të qumështit me kuti që përdornin për ti ushqyer fëmijët që nga dita e tyre e lindjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HITMANI" SHQIPTAR/ U trajnua nga rusët, kush është Julian Sinanaj, “ujku i vetmuar” që mbante shënim çdo detaj për viktimat e tij
Previous article KRYEVEPËR ARKITEKTURORE! Dalin PAMJET nga stadiumi i përbashkët i Milanit dhe Interit

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT