• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROTESTA KUNDËR RACIZMIT NË SHBA”/ Ish-sekretari amerikan i Shtetit, kritikon Trump: Ka dalë nga kushtetuta
Home
Nderkombetare

“PROTESTA KUNDËR RACIZMIT NË SHBA”/ Ish-sekretari amerikan i Shtetit, kritikon Trump: Ka dalë nga kushtetuta

8 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kritikoi ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për mënyrën se si i ka adresuar protestat kundër racizmit në SHBA.

Powell, republikan dhe ish-oficer i lartë ushtarak, tha se Trump “ka dalë nga kushtetuta”. “Ne kemi kushtetutë dhe duhet ta ndjekim atë, por presidenti është larguar prej saj”, tha Powell për rrjetin televiziv CNN.

Powell tha se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do të votojë rivalin e Trumpit, kandidatin demokrat, Joe Biden.

Trump reagoi duke thënë se Powell është “tepër i mbivlerësuar”.
Powell, afrikano-amerikani i vetëm që ka shërbyer si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, i është shtuar një liste të gjatë të zyrtarëve që kanë dënuar përgjigjen e Trumpit ndaj protestave.

SHBA-ja, qysh në fund të majit, është përfshirë nga protestat kundër racizmit, për shkak të vdekjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë. Trump i ka cilësuar protestuesit si “anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë” dhe ka kërcënuar se do të përdorë ushtrinë kundër tyre. Powell tha se retorika e presidentit është rrezik për demokracinë amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOLO APO BASHKËPUNIM? Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm pas karantinës dhe po ‘gatuan’ një hit të ri (FOTO)
Previous article LEHTËSIMI I MASAVE/ Një nga shtetet më të prekura nga COVID hap lokalet e natës

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT