• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA/ Nard Ndoka i pakënaqur me mos ndryshimin e sistemit: Politika është arti i të pamundurës
Home
Politikë

MARRËVESHJA/ Nard Ndoka i pakënaqur me mos ndryshimin e sistemit: Politika është arti i të pamundurës

6 June, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i PDK, Nard Ndoka e ka cilësuar marrëveshjen për Reformën Zgedhore jo të mjaftueshme dhe nuk ishte ajo që ai priste, megjithatë për opozitën e bashkuar është një fitore.

Nard Ndoka nga ana tjetër thotë se Rama ishte i hapur për një marrëveshje si 18 maji dhe ky ishte gabimi i tij.

Më tej ai shton se në zgjedhjet pasardhëse kërkon sistem zgjedhor me listat të hapura, modeli danez i cili u propozua dhe nga ambasada amerikane.

Statusi i Nard Ndokës:

Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë.

Ka një sinjal pozitiv nga politika konfliktuale 30-vjeçare, një hap që vjen pas presionit të faktorit ndërkombëtar dhe Opozitës prej afro dy vitesh ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.
Edi Rama e vërtetoi botërisht, që është dhe mbetet një politikan i “hapur” për pazare, por jo për standarde, konsensus, kompromis dhe transparencë.
Rama gaboi, që kërkoi sërish “18 Majin”. Basha fitoi që rezistoi për kauzën e votës dhe garancitë institucionale.

Çfarë u fitua?
Garanci maksimale për procesin, që nuk kanë qënë kurrë më parë!

Kontroll biometrik në 100 % të territorit (eliminohet vjedhja më e madhe, ku votonte një person për familjen dhe fisin, ky fenomen mbyllet), hapje taksative e 10% të kutive me short, testim i sistemit dhe kontroll i komisionerëve e numruesve.
Ballancim në komisione, kamera sigurie në çdo qendër votimi, dhe shumë elemente të tjerë sigurie për proçesin, si garanci reale për garë dhe barazi, mes opozitës e mazhorancës.

Si drejtues i Partisë Demokristiane, nuk jam fort i kënaqur me çfarë u arrit, (ndryshimi i sistemit është kauza e PDK-së, mbrojtur deri në grevë urie), ndërsa si pjesëtar i Opozitës së Bashkuar, po, vota e lirë tashmë është një realitet i prekshëm.

Sipas gjykimit tim, duhet që zgjedhjet pasardhëse, të organizohen nga një trup zgjedhore profesionale e depolitizuar dhe me një sistem elektoral të pranuar nga të gjithë, propocional rajonal me lista të hapura dhe me mbrojtje kombëtare (modeli i sistemit Danez).

Deputetët e Opozitës të mbetur në Kuvend, duhet të kuptojnë, se rregullat e lojës, nuk mund të diktohen, as vendosen nga ata.

Një kauzë e drejtë triumfon me vendosmëri, qëndrueshmëri, moral dhe konsenguencë.

Ne e fituam kauzën tonë, me vendimin për të dorëzuar mandatet, më protesta të mëdha kombëtare, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, e gjithë kjo trajektore e guximshme politike, sot rezultoi me sukses, fitore për votën e lirë!

Ju të nderuar kolegë që qëndruat dhe ju që u futet në Kuvend, nuk keni të drejtë morale, as politike, të pengoni, shantazhoni, apo bllokoni marrëveshjen politike të nënshkruar nga mazhoranca dhe Opozita, e pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar.
Organizohuni në lëvizje qytetare, apo formacione politike, përballuni në zgjedhje, bindini qytetarët t’ju votojnë, atëherë krijoni kauzën tuaj politike.
Sot flisni si të pavarur me lirinë tuaj, por keni mbi kurriz targën politike PD e LSI dhe mbi supe votën e popullit opozitar.
Çlirojeni veten nga mëkati politik, nga rëndesa e përfaqësimit, pastaj jepni dhe kërkoni moral në politikë.

Lulzim Basha dhe Opozita e Bashkuar dorzoi pushtet për të fituar kauzën, ju mbajtët “pushtetin”, por humbët gjithçka tjetër. Reflektoni dhe kuptoni, se politika është arti i të pamundurës. E pamundura nuk arrihet me letër, as me karton, por me qëndrueshmëri, moral dhe guxim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BERAT/ Sherr mes dy familjesh për...ullintë. Plagosen PESË persona
Previous article VETËVRASJA/ Bjondja Venus e Mbretit Zog: Fundi tragjik i një dashurie dhe tradhëtie

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT