• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHORJA/ “Kokëçarjet” e ndërkombëtarëve nuk janë mbyllur, tani duhet të bindin edhe opozitën parlamentare
Home
Politikë

ZGJEDHORJA/ “Kokëçarjet” e ndërkombëtarëve nuk janë mbyllur, tani duhet të bindin edhe opozitën parlamentare

6 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kokëçarjet e ndërkombëtarëve për mbylljen e reformës zgjedhore duket se nuk janë mbyllur me marrëveshjen e firmosur në Këshillin Politik nga tre përfaqësuesit e PS, PD e LSI dhe Rudina Hajdarit që në këtë tryezë u ul në emër të opozitës parlamentare.

Problemi që u ka dalë tashmë ndërkombëtarëve janë zërat brenda opozitës parlamentare që janë kundër kësaj marrëveshjeje dhe që mund të minojnë votimin e ndryshimeve në Kodin Penal në Parlament, që kërkon 84 vota.

Zyrtarisht socialistët nuk e kanë këtë numër, por nisur nga përvojat e ngjashme të së shkuarës dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, nuk pritet ndonjë surprizë e pakëndshme. Megjithatë, për t’u siguruar, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim thirri në një takim disa zëra të opozitës parlamentare që kanë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë reformën nëse minimumi nuk hapen listat.

Në takimin që nisi rreth orës 10:00 të së shtunës u ftuan Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku, që përfaqësojnë tre grupet e opozitës parlamentare në Kuvend. Takimit iu bashkuan edhe Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Nga ajo se çfarë u tha pas përfundimit të takimit, Yuri Kim duket se nuk ja ka dalë mbanë që t’i bindë të gjithë për të votuar paktin e arritur me mund mes PS dhe PD.

Myslim Murrizi tha se opozita parlamentare do të votojë kundër kësaj marrëveshje, sepse nuk janë plotësuar tre kushtet e vendosura prej tyre.

“U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë listat e hapura ndrysh nuk e votojmë. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë veç asaj që kemi kërkuar; depolitizimin e administratës zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë që Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Edmond Stojku nuk e komentuan takimin, Myslim Murrizi foli në emër të të gjithë opozitës parlamentare, por mbetet për t’u parë nëse opozita parlamentare do të jetë e unifikuar në këtë qëndrim apo jo dhe mbi të gjitha a do t’i rezistojë dot trysnisë së ambasadorëve, veçanërisht Yuri Kim, që këtë të shtunë na riktheu në kujtesë takimet e paraardhësit të saj, Donald Lu, që në korrik të 2016 kontaktoi një nga një deputetët e opozitës në atë kohë për të siguruar 94 vota që kërkoheshin për reformën në drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P. NIKOLLA/ Mynxyra e shpirtit të Opozitës
Previous article "LISTA E MJEKIMEVE"/ Flet infermierja me Covid: Të mallkuar ata që nuk besojnë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT