• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KORONAVIRUSI KA HUMBUR FUQINË”/ Ekspertët amerikanë sjellin lajme të mira, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më
Home
Jetë

“KORONAVIRUSI KA HUMBUR FUQINË”/ Ekspertët amerikanë sjellin lajme të mira, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

6 June, 2020 s.autor Jetë

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, shpjegoi në një konferencë për shtyp të enjten se njerëzit duket se po kontraktojnë virusin më pak dhe rastet duket se janë më pak të rënda se kur pandemia u shfaq për herë të parë në SHBA në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të ndryshojë”, ka thënë Yealy. “Disa prova sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar”.

Ai vuri në dukje se UPMC ka trajtuar me sukses më shumë se 500 pacientë me koronavirus që nga muaji mars dhe në javët e fundit më pak pacientë po kërkojnë ventilatorë për t’i ndihmuar ata të marrin frymë.

Gjithashtu, sipas tij, më pak se 4% e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 % e testeve te pacientët asimptomatikë po dalin pozitivë, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.

Zbulimet e mjekëve që virusi mund të ketë zvogëluar fuqinë erdhën disa ditë pasi studiuesit në Itali njoftuan se pacientët atje shfaqnin sasi shumë më të vogla të virusit në sistemin e tyre, në krahasim me mostrat e marra gjatë pikut të krizës në mars dhe prill.

Siç shkruan Daily Mail, profesori Alberto Zangrillo, drejtues i kujdesit intensiv në Spitalin San Raffaele të Italisë në Lombardi, shkoi aq larg sa të thotë se virusi ‘klinikisht nuk ekziston më’ gjatë një interviste të dielën në televizionin shtetëror.

Por ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe një sërë shkencëtarësh të tjerë hodhën poshtë shpejt pretendimet e Zangrillo të hënën, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur pohimin se koronavirusi ka humbur fuqinë.

“Për sa i përket transmetimit, kjo nuk ka ndryshuar, për sa i përket ashpërsisë, kjo nuk ka ndryshuar gjithashtu”, citohet të ketë thënë epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove para gazetarëve. Koronavirusi deri më tani ka vrarë afro 386,000 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 6.5 milionë njerëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN/ Ja si do jenë temperaturat sot
Previous article DETAJET TRONDITËSE/ Shkoi të denonconte përdhunimin nga punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës, u abuzua nga polici

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT