• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET SKANDALI PËR KONTENIERËT NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Prokuroria Italiane: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës
Home
Politikë

ZBULOHET SKANDALI PËR KONTENIERËT NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Prokuroria Italiane: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

5 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Lajmi i vitit 2017 se në Shqipëri ishin groposur mbetjet e 1300 kontenierëve që kishin për destinacion Maqedoninë, bëri bujë të madhe në media.

Ishte një artikull nga një faqe anonime në internet në gjuhën italiane “pianetaitalianews.it”, i cili solli edhe zhurmën e madhe mediatike, ndërsa shkruhej se prokuroria italiane kishte nisur hetimet për këtë çështje dhe se nuk do të kurseheshin as punonjësit e Kryeministrisë.

Mediat italiane ditën e sotme kanë zbardhur dosjen e Prokurorisë italiane që shkaktoi rrëmujë të madhe në Shqipëri, duke shkruar se porositësi i këtij sulmi ndaj qeverisë ishte këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla.

Sipas Prokurorisë italiane, Sergio De Gregorio, pronari i këtij portali që shkroi për groposjen e mbetjeve në Shqipëri ka deklaruar se është paguar që të organizonte një gfushatë sulmuese kundër qeverisë shqiptare.

Ai ka nxjerrë emrin e këshilltarit të Presidentit, Ilir Kulla, si njeriun që e pagoi De Gregorion për të krijuar një “fake news” që do të lëkundte pozitat e qeverisë shqiptare.

De Gregoria nuk është një emër i panjohur për Drejtësinë ital;iane, pasi edhe në vitin 2008 kishte dhënë kontributin e tij për të rrëzuar qeverinë Prodi, falë lëvizjes së tij “Forza Italia”, ndërsa është akuzuar edhe për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash.

Në përgjimet e Prokurorisë ka dalë se vetë Ilir Kulla ka mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte më nga afër ngjarjen.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TMERRSHME/ Vogëlushja s’pushonte së qari, edukatorja i lidh jastëkun mbi fytyrë deri sa… (FOTOT)
Previous article "ZGJEDHORJA"/ Meta: Shpresoj që palët të arrijnë konsensus, do të afroheshim më shumë në familjen europiane

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT