• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KRIMET ZGJEDHORE NË SPAK TEK HAPJA E KUTIVE/ Gjiknuri sqaron kërkesat që i janë aprovuar opozitës në Këshillin Politik
Home
Politikë

NGA KRIMET ZGJEDHORE NË SPAK TEK HAPJA E KUTIVE/ Gjiknuri sqaron kërkesat që i janë aprovuar opozitës në Këshillin Politik

4 June, 2020 s.autor Politikë

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar të gjithë kërkesat që i janë pranuar deri tani opozitës.

Përveç skemës së re për depolitizimin e administratës zgjedhore apo identifikimin biometrik që Gjiknuri i sqaroi në Kuvend, ai thotë se krimet zgjedhore do të hetohen nga SPAK dhe dënimet do të jenë vetëm me burg.

Po ashtu ai ka thënë se denoncuesi i krimeve zgjedhore fiton imunitet dhe i shpëton përgjegjësive penale edhe nëse është vetëinkriminuar në shit- blerjen e votave. Më tej Gjiknuri thotë se hapja e kutive do të jetë një realitet por mjafton që të paguhet riprodhimi i tyre.

”S’ka lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Dua të bëj një sqarim. Së pari, nga çfarë janë diktuar ndryshimet, nga një sërë rekomandimesh të ODIHR. Zgjedhjet i certifikojnë ata dhe konstatojnë çfarë duhet ndryshuar. Disa janë adresuar. Një kërkesë është depolitizimi i administratës. Nuk është fakti që do gjejmë homo- sapiens që nuk mendon politikisht. Por zyrtarët do të emërohen dhe të ç’emërohen nga administrata dhe jo partitë. E dyta për krimet zgjedhore, opozita kërkoi t’u jepet imunitet denoncuesve. Pra edhe nëse të është bërë një marrëveshje për një vend pune, jo vetëm aq po çlirohesh dhe imunizohesh nga përgjegjësia penale. Nëse të është dhënë premtim për të dhënë votat. Por për të provuar. Kur njeriu vetëinkriminon veten është shkalla më e lartë. Çdo denoncues çlirohet nga përgjegjësia penale. Krimet zgjedhore në SPAK, është pranuar. Kamera është pranuar, të gjithë zyrtarët do të monitorohen dhe opozita do ketë akses. Opozita ka kërkuar të rihapet çdo kuti, tani garantohet automatikisht. Mjafton të paguash koston e riprodhon.

Nga ana tjetër opozita kërkoi dhe elementë politikë në komision. Pra përfaqësues politik që të bëjnë shënime në çdo procesverbal dhe të jenë pjesë në KZAZ, numërim votash, menaxhim votash. Edhe teknologjia. E kërkuam ne në opozitë, dështoi kur u bë eksperimenti. Ne do e marrim përsipër. Ne bëjmë një ofertë tjetër, zëvendëskomisioneri, një person në KQZ që do monitorojë zgjedhjet, si ekzekutiv, por si ministër, i votuar nga parlamenti siç votohen organet e drejtësisë, me 84 vota. Të vihet dhe një zëvendëskomisioner, që do ketë detyrë ekskluzive, bashkëdrejtues për implementimin e teknologjisë që do e ketë në dorë opozita.

Kishin hallin e garancisë për komisionerët, rekrutimin e tyre. Këta e kanë të detyrueshëm trajnimin. Si juri amerikane, pra që futesh në punë dhe e ke të detyrueshëm trajtimin nga KQZ që të marrësh certifikatë, por është me short. Qytetarët, njerëzit, partitë mund të aplikojnë. Kërkesa është e lehtë, të kesh diplomë të lartë, mos jesh i dënuar më parë ose të jesh student në vitin e fundit të bachelor. Ky zëvendëskryetar ndjek gjithë procesin. Trajnimi, certifikimi, dhe ky do jetë pjesë e saj. Opozita ka njerëzit e saj, që do vëzhgojnë çdo letër. Kam shpresë që teknologjia do funksionojë 100%. Është offline dhe nuk lejon manipulime si regjistër. Aty ke emrin, vjen me emrin, si pikë kalimi kufitar. Lexon kartën ose pasaportën. Lë shenjën e gjishtit. Database më pas dhe shihet nëse ky njeri ka votuar më parë, nëse gishti bën match sërish atëhere quhet krim elektoral, janë të gjitha me burgim.”- tha Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJEDHORJA"/ Damian Gjiknuri: Kërkesat e opozitës janë absurde, është në të mirën e saj që Reforma të mbyllet
Previous article “KEMI HUMBUR 3 VITE KOHË”/ Rama: Rregullat e lojës s’bëhen me molotov, por me dialog

s.autor

Postime të ngjashme

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT