Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë rolin e negociatores kryesore mes palëve politike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, një letër adresohet nga opozita parlamentare.
Këta të fundit i drejtohen ambasadores Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE-së, Lugi Soreca duke u shprehur se janë përjashtuar nga procesi i negociatave për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Grupi opozitar i Parlamentit, thotë se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negociatat për përjashtimin e sistemit. Ata po ashtu shprehen të gatshëm të japin konsensusin e tyre që të arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtojnë se po u vijua me përjashtim nuk do të bëhen kartona për shumicën.







