Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka reaguar sot në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se po punohet për detajet e fundit të dokumenteve që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat.
“Po, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”,- shkruan Genoveva Ruiz Calavera.