• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME AMBASADORIN E OSBE-SË DHE ZVICRËS/ Ruçi: Projekti PACEP mundësoi mbledhjet online gjatë pandemisë, solli transparencë për mediat dhe qytetarët
Home
Politikë

TAKIM ME AMBASADORIN E OSBE-SË DHE ZVICRËS/ Ruçi: Projekti PACEP mundësoi mbledhjet online gjatë pandemisë, solli transparencë për mediat dhe qytetarët

2 June, 2020 s.autor Politikë

Projekti “Mbështetje Kuvendit dhe Projektit për Edukimin Qytetar”, PACEP, me financim nga Zvicra dhe zbatim të tij nga OSBE në Tiranë do të sjellë fuqizimin e Kuvendit, funksioneve të tij legjislative dhe ngritjen e një sistemi e-legislation që do të mundësojë digjitalizimin e të gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar.

Kjo u bë e ditur gjatë takimmit të Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi ditën e sotme (2 qershor) me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, dhe Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre. Gjatë takimit u vlerësuan masat e marra nga qeveria gjatë pandemisë si dhe normalizimin e jetës ekonomike e sociale të vendit. Reforma Zgjedhore ishte gjithashtu pjesë e diskutimit, por pa dhënë detaje të tjera nga Kuvendi.

Ruçi tha se falë projektit PACEP u bë e mundur dhe zhvillimi i mbledhjeve online gjatë pandemisë duke sjellë dhe transparencë maksimale dhe akses të plotë të mediave dhe qytetarëve.

“Fillimi i zbatimit të projektit erdhi në një kohë që para Kuvendit të Shqipërisë u shtrua imperativi i funksionimit online dhe kontributi i projektit PACEP ishte një mbështetje e madhe për zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive të tjera parlamentare. Në këtë mënyrë Kuvendi i përmbushi me sukses funksionet tij ligjvënëse dhe kontrolluese edhe gjatë pandemisë. Ishte edhe kontribut i këtij projekti që Kuvendi siguroi transparencë maksimale dhe akses të plotë të medias dhe qytetarëve në veprimtarinë parlamentare gjatë pandemsië”, nënvizoi Kryuetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadori i OSBE-së, z. Bernd Borchardt, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë është ndër parlamentet e parë europianë që funksionoi online dhe krijoi një eksperiencë unike, të dobishme edhe për parlamentet e tjera, sidomos për sigurimin e informimit në kohë reale për veprimtaritë parlamentare, transparencën e mbledhjes së komisioneve dhe veprimtarive të tjera si edhe informimin e publikut dhe qytetarëve.”

Ambasadori i Zvicrës, z. Adrian Maitre, vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë funksionoi me intensitet dhe produktivitet të lartë edhe gjatë pandemisë së Covid-19, duke përmbushur detyrat ndaj vendit dhe qytetarëve. Gjatë këtyre muajve Kuvendi i Shqipërisë krijoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila mund t’u shërbeje edhe parlamenteve të vendeve të tjera të Europës dhe botës. Dhe Ju, si Kryetar, meritoni përgëzimet më të larta për kontributin dhe lidershipin Tuaj të urtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRLOT ME MESAZHIN E TIJ PËR RACIZMIN/ Pogba: Racizmi është injorancë, dashuria është inteligjencë
Previous article LAJM TRONDITËS NGA TURQIA/ Prokuroria kërkon 10 vite burg për administratorin e Flamurtarit Sinan Idrizi

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT