• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAMERAT E SIGURISË KAPËN 4 ANTETATORËT NË KURBIN/ Me maska dhe të veshur si policë! Del FOTO e biznesmenit të kazinove që u vra
Home
Breaking News

KAMERAT E SIGURISË KAPËN 4 ANTETATORËT NË KURBIN/ Me maska dhe të veshur si policë! Del FOTO e biznesmenit të kazinove që u vra

1 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen të dhëna të reja lidhur me atentatin e dy ditëve më parë në Mamurras të Laçit, ku Paulin Gjergji alias Markaj dhe Bujar Hasani alias Lika, u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë katër, të maskuar dhe të veshur si policë.

Ka shumë dyshime se ky atentat ka qenë i mirëorganizuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. Ende policia dhe prokuroria e Laçit nuk ka një version zyrtar se kush ishte objektivi i këtij sulmi me armë, që përfundoi me dy të vrarë.

Njëri nga personat që mbahet i arrestuar për këtë ngjarje dhe që ka mbetur i plagosur është Kreshnik Tusha, i cili besohet se ka shkëmbyedr zjarr me Bujar Hasanin. Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit.

Paulin Gjergji alias Markaj, pronar i disa bizneseve në Shqipëri, nuk mundi t’i mbijetojë kësaj ngjarjes. Paulin Gjergji nuk dihet me saktësi nëse ka qenë rastësisht në këtë ngjarje apo ka qenë objektivi.

1591008182_paulingjergji.jpg

Paulin Gjergji

Ndërsa Bujar Hasani (Lika), i cili njihet si miku i Ervis Martinit, ka mbetur i vdekur në vend.  Mes autorëve dhe njërit prej viktimave Bujar Hasani, ka pasur shkëmbim zjarri, pasi këtij të fundit policia i gjeti shumë pranë trupit një armë zjarri pistoletë.

Hasani njihet si person me precedentë penale, por në disa raste ka mundur t’ia hedhe drejtësisë. Në ngjarjen ku mbeti i vrarë Enton Nikaj në zonën e Dajtit në Tiranë, Bujar Hasani, u deklarua i pafajshëm nga gjykata e Apelit Tiranë.

Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës. Ndërsa në pronësi të Paulin Gjergjit alias Markaj është kompania “Antoni New-York”, kompania e kazinove “Intertronic” dhe kompania e tregtimit të gazit në Shqipëri “Petro Gaz Albania-n”.

Sipas burimeve të policisë Paulin Gjergji, ka qenë dhe pronar i ish-Bar Restorant “Nicolini” në afërsi të ish-hotel “Dajtit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Pse po i lodhni ambasadorët kaq shumë?
Previous article FALSIFIKIMI I FORMULARËVE DHE I DOKUMENTAVE/ Shtyhet për në 4 qershor gjyqi për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT