• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJËT RIKTHEHEN NË KOPSHTE E ÇERDHE/ U matet temperatura e dezinfektojnë këmbët! Prindërit plotësojnë formularin “COVID” (VIDEO)
Home
Sociale

FËMIJËT RIKTHEHEN NË KOPSHTE E ÇERDHE/ U matet temperatura e dezinfektojnë këmbët! Prindërit plotësojnë formularin “COVID” (VIDEO)

1 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, të cilat reflektohen që në hyrje të godinave,ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, i gjen nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve për ta festuar, edhe pse jo si më parë. Report Tv është zhvendosur me gazetaren Doris Sallaku në çerdhen nr. 1 në Tiranë për të ndjekur nga afër rikthimin e fëmijëve dhe zbatimin e masave të COVID-19.

Në sinjalistikën e vendosur në oborr, prindërit me fëmijët në krah ose për dorë ruajnë distancën prej minimumi 1.5 metra. Më pas, në derën kryesore është vendosur një vaskë e vogël, ku fëmijët dezinfektojnë këmbët në hyrje, e ndërsa prindërit plotësojnë një formularë lidhur me historikun e familjes së tyre gjatë këtyre 3 muaj pandemie, nëse kanë pasur ndonjë simptomë, të afërm apo vetë personalisht të infektuar nga COVID-19.

Fëmijët i nënshtrohen gjithashtu edhe matjes së temperaturës me termometrin digjital. Ajo që vihet re, dhe duket se do të jetë një panoramë që do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë, është se gjyshërit nuk janë “partnerët” më të mirë të fëmijëve në këto ditë. Kjo si një masë mbrojtëse për gjyshërit, të cilët janë më të rrezikuar nga ky virus. Fëmijët shoqërohen vetëm nga njëri prind, mami ose babai për të shmangur grumbullimet e mëdha.

Edukatorja është veshur me përgjegjësi shtesë, pasi në këto kohë ka për detyrim jo vetëm edukimin e tyre, por edhe monitorimin për zbatimin e masave të marra ndaj COVID-19, nga fëmijët e vegjël, të cilët jo të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Të njëjtat rregulla janë edhe për të gjitha kopshtet dhe çerdhet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat kanë hapur dyert për të  mirëpritur vogëlushët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASEN DY MAKINA NË RRUGËN E RINASIT/ Plagosen dy të mitur, dërgohen në spital
Previous article EDVIN KULLURI/ Nuk duan ndryshimin e sistemit me lista te hapura!

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT