• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MË 1 QERSHOR HAPEN PALESTRAT ME RREGULLAT E REJA TË COVID-19/ Instruktorët tregojnë si do bëhen stërvitjet (VIDEO)
Home
Sociale

MË 1 QERSHOR HAPEN PALESTRAT ME RREGULLAT E REJA TË COVID-19/ Instruktorët tregojnë si do bëhen stërvitjet (VIDEO)

31 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

1 qershori do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të Covid-19.

Iliri i cili është instruktor palestre prej disa vitesh shprehet se ka pasur një interes të madh nga të apasionuarit pas stërvitjeve se kur hapen palestrat.

“Ka pasur nje interest e madh te klienteve besnike qe bejne prej vitesh stervitje. Ata kane bere pak vete stervitje ne menyra rrethanore ne shtepi apo ne natyre kur eshte lejuar. Prej shume vitesh merremi me kete pune, na kane munguar klientet dhe mezi po presim te rikthehen”, thotë Ilir Logu, instruktor palestre.

Tashmë edhe pse palestrat do të hapen, ato do duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë në mënyrë rigoroze.

“Faktikisht pas kesaj periudhe kane ndryshuar shume gjera. Do ruajme shume pjesen e distancimit, pjesen e dezinfektimit, palestra do dezinfektohet gjithe kohes sic rekomandohet nga Ministria e Shendetesise”, thotë ai.

Përdorimi i ambienteve të përbashkëta siç janë dushet, janë pjesa disi më delikate, ndaj instruktoret e palestrave rekomandojnë që ato të evitohen sa më shumë të jetë e mundur.

“Mund të vijnë me rroba palestre dhe të kthehen po prap ashtu pa i përdorur shumë dushet, pavarësisht se ato do dezinfektohen që të ketë kushte sa më të mira higjienike”, thotë Logu.

Periudha e karantinës i detyroi qytetarët të qëndronin brenda për rreth 3 muaj, për rrjedhojë pati mungesë të aktivitetit fizik dhe nga ana tjetër shtim të konsumit të ushqimeve të ndryshme, instruktorët japin dhe disa këshilla.

 “Përveç aktivitetit fizik, duhet patjetër edhe kujdes i madh me ushqimin, duhet t’i kthehemi realitetit gradualisht. Duke bërë sa më shumë aktivitet fizik. Duke qenë se palestra është e hapur 24 orë, në do mundohemi të shmangim edhe fluksin. Sugjeroj sa më shumë aktivitet fizik në natyrë apo palestër, të kenë sa më shumë kujdes me ushqimin që tu kthehet ajo energji që kanë pasur përpara pandemisë”, u shpreh instruktori.

Teksa palestrat dhe shumë aktivitete të tjera do rihapen prej të hënës së 1 qershorit, një fat të tillë nuk do ta kenë frekuentuesit e jetës së natës, të pishinave, kinemave, teatrove, të paktën deri më 23 qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FILTRON" POLITIKISHT ME ILIR METËN/ Ralf Gjoni: Kam tre vite që nuk flas, por e përshëndes për deklaratën e sotme. LSI ta dëgjojë zërin e themeluesit
Previous article "CENSURUESJA" E RE E FILMAVE CORONA/ A do të shohim më puthje në ekran?

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT