• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËNË E BIJË VODHËN 84 MIJË EURO DUKE PËRDORUR HOTELIN SI KARREM/ Gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin
Home
Aktualitet
Kronikë

NËNË E BIJË VODHËN 84 MIJË EURO DUKE PËRDORUR HOTELIN SI KARREM/ Gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin

31 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vjedhja e 84 mijë eurove me karta të klonuara duke përdorur adresën dhe paisjen POS të instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xhafzotaj”, ka çuar në burg dy persona, Blerina Gega dhe Mariglen Balliu. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit e cila ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tre personave Blerina Gega,vajzës së saj Silvana Gega dhe kamarierit Mariglen Balliu. Por ndryshe nga Balliu dhe Blerina Gega për të cilët gjykata vendosi masën e arrestit në burg, për Silvana Gegën trupi gjykues ka caktuar masën e “detyrimit për paraqitje”. Nënë e bijë menaxhonin prej majit 2019 një hotel dhe Bar-Restorant me emrin “Lucas” në Xhafzotaj të Durrësit.

Ky biznes në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar i mbyllur, ndërkohë nënë e bijë e kishin marrë me qira tek një person tjetër, me qëllimin e vetëm për të vënë në zbatim një skemë të ndërlikuar të vjedhjes së eurove. Pavarësisht se nuk kryente aktivitet, në dokumentacionin që Silvana Gega ka paraqitur në bankë dhe prokurori, tregonte se hotelin e kishin rezervuar persona nga Singapori, Kina, Italia etj. Lista e veprimeve te raportuara nga procesori i kartave dhe bankat e kartëmbajtëse, të cilat janë denoncuar si të klonuara arrin në total në shumën prej 84 mijë euro.

Nga kjo shumë është tërhequr nga Silvana Gega, shuma prej 59 mijë euro. Diferenca tjetër ka mbetur e pa prekur në llogarinë bankare të Silvana Gega, të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Durrës,Nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, ka rezultuar se asnjë nga klientët dhe kartëmbajtësit, nuk kanë hyrënë Shqipëri dhe nuk kanë qenë me pushime në hotel “LUCAS”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK RESPEKTOHEN MASAT/ Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për Covid-19, lokalet e natës mbushen plot (FOTO)
Previous article SQARON MASAT E REJA/ Albin Kurti: Serbia ka ndërruar qasje, i kundërvihemi me masë reciproke

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT