• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MURRIZI I KËRKON RAMËS TË SHKARKOJ ARDI VELIUN/ I përgjigjet dhe ish-zëdhënëses së Berishës që e quajti “lym”: Ti Errla ke parë VIDEO të tjera dhe ke kafshuar gjuhën
Home
Politikë

MURRIZI I KËRKON RAMËS TË SHKARKOJ ARDI VELIUN/ I përgjigjet dhe ish-zëdhënëses së Berishës që e quajti “lym”: Ti Errla ke parë VIDEO të tjera dhe ke kafshuar gjuhën

30 May, 2020 s.autor Politikë

Deputeti Myslim Murrizi i kërkon kryeministrit Rama që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, pasi ky i fundit publikoi një video të Zaida Çobos, nënës së 15 vjeçarit të dhunuar nga Blutë e Tiranës.

Murrizi është anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Komision ku Ardi Veliu shfaqi videon dje. Sot, Murrizi i ndikuar nga një koment i ish-zëdhënëses së Sali Berishës, Erla Mëhilli, kërkon që Rama të shkarkojë drejtorin e Policisë.

“Nese video e paraqitur nga drejtori i policis Ardi Veliu eshte e sajuar, eshte e manipuluar, eshte jo e vertete apo e montuar per qellime diskriminuese atehere i bej thirrje Kryeministrit te shkarkoj menjeher drejtorin e policise Shtetit”, shkruan Murrizi.

Më tej, deputeti Murrizi i thotë Erla Mëhillit se ku ajo ka qenë zëdhënëse e ish-kryeministrit Berisha ka parë shumë video për të cilat ka kafshuar gjuhën, sipas tij.

“Ju Errla keni pare vd si zedhenese e kryeministrit dhe jo qe nuk keni reaguar por keni kafshuar gjuhen. Keni pare vd me bllok ne dore te nje antari te qeverise qe ju ishit zedhenese dhe heshtet sipas heshtjes qe pllakosi gjithe qeverinë.

Keni pare vd me zberthim komçash te nje ministri tjeter dhe perseri heshtet se ky e mori “ denimin” ngaqe u shkarkua me fb. Mund te keni pare edhe shume vd te tjera qe mund te ju kene kenaqur ose merzitur, por ky eshte problemi Juaj

Une nuk jam prokuror apo gjygjtare por deputet.

Nuk jam as si e preferuara juaj advokatja e Popullit qe reagon me hope sipas gjendjes emocionale-shpirterore-hormonale-politike. Nese vd e paraqitur nga drejtori i policis Ardi Veliu eshte e sajuar, eshte e manipuluar, eshte jo e vertete apo e montuar per qellime diskriminuese atehere i bej thirrje Kryeministrit te shkarkoj menjeher drejtorin e policise Shtetit

Ps: Nje keshille miqesore meqenese njoh heret dike nga familja Juaj

Mos u mer shume me Lymen dhe Lymat sepse jane “ vegla” mprehese me çelik te forte qe mprehin “ thika” qe pasi mprehen mire, nuk dihet se ku ngulen e pastaj dhembin me shume se vd qe ke pare gjithe jeten Tende Herrrrrla”, shkruan Murrizi për Erla Mëhillin, ish-zëdhënëse e Sali Berishës.

Ky reagim i Murrizit ka ardhur pasi dje kur video e Ardi Veliut u bë virale, Erla Mëhilli shkruante në profilin e saj “Jam kurioze te di, keta lymet e Komisionit te Sigurise çbene ne ato momente? Cfare turpi.” Epiteti “lymet” që ajo përdor është për deputetin Myslim Murrizi pasi ky i fundit herë pas herë është quajtur “lymi”, si shkurtim i emrit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 ORË DISKUTIME ASNJË KONSENSUS NË KËSHILLIN POLITIK/ Diskutime të nxehta për teknologjinë në zgjedhje dhe ndryshimin e sistemit
Previous article ÇMENDURI/ Ndodh edhe kjo, burri është shtatzënë ndërsa gruaja është babai (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT