• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
(FOTO) Përçahen lojtarët e Arsenal, goli festohet në 2 ‘kampe’
Home
Futboll

(FOTO) Përçahen lojtarët e Arsenal, goli festohet në 2 ‘kampe’

29 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Thierry Henry mendon se problemet me kontratën e Alexis Sanchez te Arsenal kanë sjellë përçarje brenda skuadrës së “topçinjve” dhe kjo është vënë re gjatë festimit të një prej golave të shënuar nga kiliani ndaj Crystal Palace, ku u anashkalua nga disa prej shokëve të skuadrës.

Në momentin që Sanchez shënoi golin e dytë për Arsenal, në fitoren 3-2 ndaj Crystal Palace, vetëm disa futbollistë iu bashkuan në momentin e festës, ndërsa disa të tjerë festuan me njëri-tjetrin në mesfushë. Kjo e ka shtyrë “legjendën” e klubin londinez Henry të mendojë për një përçarje mes lojtarëve të Arsene Wenger…

Vetë Sanchez u duk i habitur nga sjellja e shokëve të ekipit dhe u përpoq t’i thërriste në festë. Pamjet filmike treguan kilianin duke pyetur Alexandre Lacazette përse grupi i futbollistëve të tjerë të Arsenal u soll në të tillë mënyrë.

Ndërkohë, opinionisti i “Sky Sports”, Henry, deklaroi: “Ka një përçarje brenda ekipit. Sanchez pyeti: përse ata nuk po vijnë tek unë? A doni të festoni? Ata nuk janë në fushë për Sanchez, ata janë në fushë për Arsenal. Arsenal shënoi, por ata nuk shkuan të festonin. Unë mendoj se pavarësisht se cili bën golin një ekip duhet të festojë i bashkuar me njëri-tjetrin.”

Alexandre Lacazette, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil ishin futbollistët që shkuan të festonin dhe të përgëzonin Sanchez, ndërsa Callum Chambers, Sead Kolasinac, Jack Wilshere, Hector Bellerin dhe Laurent Koscielny i kthyen shpinën dhe festuan me njëri-tjetrin, pavarësisht thirrjeve të Sanchez për t’u bashkuar me të. Gjithsesi, Wenger ka dalë në mbrojtje të Sanchez.

“Ai është një futbollist i madh dhe i përkushtuar maksimalisht për Arsenal. Paraqitje si ajo ndaj Crystal Palace është ajo për të cilat skuadra ka nevojë. Nuk dua të merrem me spekulime,” – tha trajneri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 futbollistët me goditjen më të fortë, Ronaldo shumë larg në klasifikim
Previous article FATJON BAZE: 2018, vit shprese për futbollin shqiptar

Q.Autor

Postime të ngjashme

LEAGUE CUP/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë Futboll

LEAGUE CUP/ Rikthimi i Messi-t pas Kupës së Botës 2026, “pleshti” magjeps tifozët me një dopietë

"MË PËLQEN TË SHËNOJ GOLA"/ Mirlind Daku prezantohet zyrtarisht te Spartaku i Moskës Futboll

"MË PËLQEN TË SHËNOJ GOLA"/ Mirlind Daku prezantohet zyrtarisht te Spartaku i Moskës

LAJME TË KËQIA PËR INTERIN/ Atletico Madrid ndërhyn në tratativën për Cuti Romero-n Futboll

LAJME TË KËQIA PËR INTERIN/ Atletico Madrid ndërhyn në tratativën për Cuti Romero-n

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT