• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LAMTUMIRË” FESTA NATE E SCHIUMA PARTY/ Drejtoresha e mjedisit: Kush ofron shërbime “i armatosur” me maska e doreza
Home
Sociale

“LAMTUMIRË” FESTA NATE E SCHIUMA PARTY/ Drejtoresha e mjedisit: Kush ofron shërbime “i armatosur” me maska e doreza

28 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Plazhi dhe sezoni turistik për 2020 do të jetë si kurrë më parë, ku asnjë turistë apo pushuar nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte. Jo më festa nate, schiuma party dhe grumbullime e aktivitete në grup. Këtë deklaratë dha për Report Tv, drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka e cila tha se nuk do të lejohen aktivitete që shkaktojnë grumbullime dhe që nuk ruajnë distancën fizike.

“Aktivitetet me schiuma parti, festa në lokale nate që nuk mundësojnë distancim fizik dhe qasjen e higjienës nuk do të zhvillohen në këtë fazë ajo që do të shohim në vijimësi si të mund të zhvillojmë aktivitete të ndryshme nga aktivitete masive që janë zhvilluar në të kaluarën duke qenë se janë të pamundshme në këtë periudhë pandemie. të gjitha aktivitete do jenë duke siguruar higjienën dhe distancën”, tha Moçka.

Edhe prania e çadrave në plazh do të jetë e përqendruar vetëm në ato hotelerie që kanë aplikuar dhe ndodhen në vijën bregdetare të plazhit pasi janë më lehtë të monitorueshme dhe kontrollueshme nga autoritete, ndërsa pjesa tjetër do të jetë plazh publik, ku ende është e paqartë se si do të vendosen çadrat dhe ruhet distanca mes plazhistëve.

“2020 nuk ishte një vit i zakonshëm, por duhet të qasemi me rregulla të reja. Të duhet të fillojmë të adoptohemi me kushtet e reja edhe në marrjen e shërbimet turistike. Ajo që ka ndryshuar është mënyra si duhet të menaxhojmë plazhin edhe atë publik. Duke qenë se do të kemi një armatë më të madhe të monitorimit të masave dhe njerëzve ka ndryshuar edhe mënyra se si do të jepen stacionet e plazhit ku prioritet kanë strukturat e qëndrueshme, ato hoteliere. Një shërbim i kontrolluar janë për hoteleritë në vijën e parë të plazhit, pasi këto struktura janë më të kontrolluara dhe më të monitoruara. E gjithë kjo procedurë por dhe e vendosjes së rregullave për operatorët turistikë do të ndiqen nga komiteti i menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik”, tha Moçka

Drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka tha se të gjithë duhet të ruajmë distancën fizike dhe se të gjitha shërbimet e ofruara do të vijnë nga një personal i pajisur mirë me maska e doreza, ku hoteleritë dhe restorantet do të jenë nën monitorim të rreptë për të ofruar një higjienë maksimale.

“Masat dhe dorezat janë të rekomanduar deri tani për personelin që ofrojnë shërbimet dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. ajo është e rekomanduar në deri në ditët e sotme, por do të shohim në vijimësi të situatës”, tha Moçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shkencëtarët rusë: Proteina e qumështit të gjirit dhe të dhisë, kyçi për të luf tuar pandeminë
Previous article "ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIN"/ Budina: Qytetarët po ngrenë rezistencën. Do sjellim ndryshim në politikë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT