• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
50-VJET MARDHËNIE DIPLOMATIKE/ Ilir Meta i dërgon letër Mbretëreshës së Danimarkës: Madhëria juaj…
Home
Politikë

50-VJET MARDHËNIE DIPLOMATIKE/ Ilir Meta i dërgon letër Mbretëreshës së Danimarkës: Madhëria juaj…

28 May, 2020 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, i ka dërguar një letër MAdhërisë së saj, Mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II.

Përpos urimit në këtë ditë feste, Meta i shpreh Mbretëreshës dhe gjithë popullit danez, falenderimet e thella për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 50 viteve, si dhe shpreson që lidhjet miqësore ems dy vendeve të forcohen edhe më shumë.

Letra e plotë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

Tiranë

Madhëria Juaj,

Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj gëzimin e festimit të këtij momenti të paharrueshëm me Madhërinë Tuaj dhe me popullin danez.

Ne gëzojmë sot për lidhjet miqësore të gjithëanshme dhe të vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluar ndër vite, teksa marrëdhënia jonë institucionale është forcuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndarë dhe rrezatuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe begatisë përmes bashkëpunimit tonë të mirë dypalësh, partneritetit të NATO-s dhe angazhimit europian.

Në këtë kontekst, Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të  jashtëzakomshme që Danimarka ka ofruar gjatë  30 viteve të  fundit për forcimin e institucioneve demokratike, të  drejtat e njeriut, lirisë  së  medias dhe për qeverisje të mirë në vendin tim,  të cilat besoj fuqimisht se do të vazhdojnë teksa ne përparojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt rrugës për në BE.

Gjithashtu, kam shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona.

Duke shprehur edhe një herë urimet e mia të përzemërta për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, dhe duke shprehur urimet e mia më të mira për begatinë dhe mirëqenien e Madhërisë Suaj dhe Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutemi pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimet e mia më të larta.

Ilir META

_________________________________

Madhëria e Saj,

Margrethe II

Mbretëreshë e Danimarkës

KOPENHAGEN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Maqedonia e Veriut mban pezull hapjen e kufijve, mund të shtyhet për në 15 qershor
Previous article LAJME NË DASHURI/ 3 shenjat e horoskopit që do kenë të reja

s.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT