Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Adriatik Alimadhi është një ndër personat e infektuar në Shqipëri, i cili ka qenë i shtruar edhe në spitalin Infektiv.
Në një lidhje “skype” me emisionin “Open”, ai tha se është ende me oksigjen në shtëpi, për shkak se ka probleme me frymëmarrjen.
Alimadhi shprehet se prej 63 ditësh është i infektuar, nga të cilat 49 i kalo në spital, ndërsa prej 2 javësh po e merr trajtimin mjekësor në shtëpi.
“Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj”- shprehet deputeti, ndërsa kujtojmë se edhe në studimet e mëparshme mjekët janë shprehur se koronavirusi mund të shkaktojë probleme në mushkëri, ndërsa rasti i Alimadhit e konfirmon këtë.


