• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANULOHET MOMENTI HISTORIK/ SpaceX shtyn fluturimin drejt hapësirës prej motit të keq
Home
Nderkombetare

ANULOHET MOMENTI HISTORIK/ SpaceX shtyn fluturimin drejt hapësirës prej motit të keq

28 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, u shty për të shtunën për shkak të motit me stuhi dhe vetëtima.

Raketa pritej të nisej të mërkurën në orën 16:30 por moti i keq shoqëruar me shtrëngata gjatë pjesës më të madhe të ditës detyroi shtyrjen e lëshimit. Në fund u tha se në atmosferë kishte ngarkesë shumë të lartë elektrike, aq sa anija hapësinore me dy astronautët e NASA-s në bord, Doug Hurley dhe Bob Behnken, rrezikonte të goditej nga ndonjë rrufe.

“Sot nuk do të ketë asnjë lëshim, siguria e anëtarëve të ekuipazhit tonë është përparësia jonë kryesore“, njoftoi nëpërmjet twitterit administratori i NASA-s Jim Bridenstine.

Udhëtimi do t’i jepte fund një pauze nëntë vjeçare të NASA-s.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej të mërkurën pasdite nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence shkuan në Cape Canaveral për të parë nisjen, ku lista e të ftuarve ishte mjaft e kufizuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

Para nisjes, Elon Musk dhe Administratori i NASA-s Jim Bridenstine, me maska mbrojtëse në fytyrë ishin të pranishëm në ndërtesën e Qendrës Kennedy për t’u takuar me dy astronautët, të cilët nuk mbanin maska. Astronautët
pastaj dolën nga ndërtesa, përshëndetën me dorë anëtarët e familjes dhe
personat e tjerë dhe u futën në një makinë Tesla me të cilën shkuan në platformën e nisjes.

Astronautët e NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken ishin gati për nisje, kur nga qendra erdhi urdhri për shtyrjen e fluturimit historik.

Që nga viti 2011, e vetmja mënyrë për të shkuar në stacionin hapësinor për astronautët ka qenë me raketa ruse të lëshuara nga Kazakistani.

Fluturimi i tyre që tani pritet të bëhet të shtunën do të shënonte rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREJ 63 DITËSH I INFEKTUAR ME COVID-19/ Deputeti Alimadhi me oksigjen në shtëpi: Skaneri tregon se...
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 28 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT