Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme sesi ka ndodhur infektimi me covid-19 i personelit shëndetësor dhe pacientëve në QSUT, të konfirmuar pozitivë sot.
Në emisionin e Eni Vasilit, Pipero ka thënë se infermierja që ka infektuar kolegët dhe pacientët ka shfaqur shenja të koronavirusit dhe i është kërkuar që të qëndronte në shtëpi, të vetëizolohej. Mirëpo, siç tha mjeku, infermierja i ka neglizhuar rekomandimet dhe ditën tjetër është paraqitur në punë duke infektuar kolegët dhe pacientët.
“Ka qenë me covid-19, i kanë sugjeruar të izolohet në shtëpi. Mesa di unë ajo i ka neglizhuar këto masa dhe ditën tjetër ka shkuar në punë. Ndodhi ajo që ndodhi”, tha Pipero.
Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme kryeministri Rama lajmëroi se nga 1 qershori do të hiqen masat kufizuese, por qytetarët nuk duhet të neglizhojnë rregullat pasi vazhdimësia ëhstë në dorën e tyre.


