• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Manastirliu: Rritja e numrit të të infektuarve tregon se rreziku është potencial, qytetarët të zbatojnë masat
Home
Sociale

COVID-19/ Manastirliu: Rritja e numrit të të infektuarve tregon se rreziku është potencial, qytetarët të zbatojnë masat

27 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për luhatjen e ndjeshme të shifrave të koronavirusit, gjatë ditëve të fundit.

Manastirliu tha se rritja e numrit të të infektuarve dy ditët e fundit, si dhe humbja e dy jetëve, tregojnë se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë.

“Është e vërtetë që ka pasur rritje të rasteve të prekura dhe dy humbje jetësh, që tregon se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë. Ne jemi në një brez të qëndrueshëm, pavarësisht rasteve që mund të klasifikohen si pozitive. Nuk kemi një situatë, që mund të na çojë në një parashikim të keq, por patjetër që i kemi pritshmëritë tona. Ne do të përballemi me raste të COVID në vend, ku 50% e rasteve pozitive janë në kryeqytet. Në të gjithë vendin kemi 20 vatra active, familjare dhe vatra të punës.

Një ndër këshillat bazë është ruajtja e distancimit social. Ky është një moment për t’i bërë thirrje gjithë publikut për të vijuar masat e distancimit fizik, higjienës, etj. Gjithë plani ynë në raport me planin e rihapjes së ekonomisë, jetës sociale, përkthehet në një qëllim të caktuar, që nuk është qëllim në vetëvete ai i hapjes, por të mësuarit me rregullat e reja, që duhet të absorbohen nga të gjithë ne.

Për të bërë një bilancë pas 12 javësh të epidemisë, këto 12 javë ishin një sprovë e sistemit shëndetësor, por edhe gjithë investimeve që janë bërë në këtë sistem. Rasti më i çmuar janë mjekët dhe infermierët, ndaj të cilëve kemi një borxh. Ata e kanë treguar veten se janë në lartësinë e detyrës dhe këtë situatë e kanë përballuar mbështetur në sistemin shëndetësor dhe qeveria shqiptare”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTIMI I 13 MJEKËVE TË QSUT/ Pipero: Infermieres i është kërkuar të izolohet në shtëpi, ajo ka neglizhuar dhe ditën tjetër shkoi në punë
Previous article FJALA E FUNDIT PËR COVID-19/ Rama flet për mjekët: Rrëzuan akuzat ndaj tyre në 30 vite, na bënë krenarë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT